Këshilla & Arsye

August 14, 2018 | 8:55

Arsyet pse duhet të vraponi çdo ditë

Siç kanë thënë dikur edhe grekët e lashtë, “Nëse dëshironi të jeni të fortë, vraponi. Nëse dëshironi të jeni të bukur, vraponi. Nëse dëshironi të jeni të mençur, vraponi”. Dhe, shkenca thotë se ata kanë pasur të drejtë.

Normalisht që vetëm vrapimi nuk do t’ju ndihmojë t’i lini të gjitha problemet pas dhe duhet të konsultoheni me doktorët para se të filloni të përgatiteni për një maratonë. Megjithatë, nëse vrapimi bëhet pjesë e rutinës suaj, padyshim që do të vëreni ndryshime pozitive.

Vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht falas për të rregulluar trupin. Nuk kërkon as pajisje të veçanta (edhe pse është mirë të investoni në atlete të mira), e as nuk kërkon anëtarësim në palestër. Të gjitha këto janë arsye të mira për të filluar vrapimin.

Sidoqoftë, përveç këtyre, më poshtë keni edhe disa arsye tjera të cilat do t’ju bindin të filloni vrapimin që sot:

Vrapimi ju forcon zemrën, rrit numrin e kapilarëve në trup, gjithashtu dhe numrin rruazave të kuqe të gjakut. Zemra juaj bëhet shumë më e fuqishme përmes vrapimit.

Vrapimi ju çliron nga stresi. Kjo sepse trupi akumulon produkte të panevojshme nga tensioni nervor dhe lodhja gjatë ditës. Për t’i hequr këto qafe, ju duhet të djersiteni mirë dhe vrapimi është mënyra më e përsosur.

Kur ushtroni, trupi çliron një hormon të veçantë që quhet endorfin. Endorfinet ndryshe njihen edhe si hormone të lumturisë sepse kur rritet niveli i endorfineve në gjak, ju përjetoni ndjenja të euforisë dhe depresioni zhduket.

Përveç tjerash, vrapimi është i mirë edhe për shëndetin mendor, sistemin imunitar etj.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top