Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 14:39

Arsyet pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes…

Zgjimi herët në mëngjes nuk është detyrë e lehtë. Përveç atyre pak fatlumëve, shumica e individëve ndoshta do të bien dakord se nuk i pëlqen të zgjohen herët. Dhe ti mund të jesh një nga këta individë.

Por, a e dini se ka përfitime të panumërta në shëndet, nëse zgjoheni herët? Siç rezulton, të zgjoheni herët, do të thotë t’i bëni vetes një nder. Nuk ka pothuajse asnjë kufizim për gjërat pozitive që mund të bëjë për mendjen dhe trupin tuaj. Kjo nuk është vetëm një deklaratë e rastësishme. Ja pse ju duhet të zgjoheni herët çdo mëngjes, sipas shkencës.

“Zgjohuni herët çdo ditë, dhe ndërkohë që të tjerët po ëndërrojnë, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet”.

  1. Ka qetësi, heshtje dhe paqe

Sipas një studimi të NCBI, kur zgjoheni herët, jeni gati për ta përballuar ditën më mirë. Nuk ka tinguj të muzikës ose zërave me zë të lartë. Ju në thelb kaloni një moment të këndshëm dhe të qetë me veten tuaj – diçka tepër e vlefshme për jetën tënde plot tension (si e të gjithëve në këto ditë).

Ju keni këtë moment për të dëgjuar me të vërtetë mendimet tuaja. Nëse zgjoheni herët, keni kohë për të marrë frymë dhe për t’u çlodhur. Zgjohuni e lexoni një libër ose thjesht uluni në heshtje. Shikoni dritaren dhe adhurojeni botën, ose përdorni kohën për të medituar.

  1. Keni kohë të planifikoni dhe organizoni ditën tuaj

Kur nuk zgjoheni herët, vazhdimisht nxitoni shumë gjatë mëngjesit për t’i bërë gjërat në kohë. Ju mezi gjeni kohë për të ndaluar dhe për të menduar rreth mënyrës se si do t’i bëni gjërat përgjatë ditës.

Organizimi është i rëndësishëm për produktivitetin dhe menaxhimin e stresit. Nëse zgjoheni vonë, nuk do ta dini se çfarë do të bëni pjesën tjetër të ditës. Nuk do të jeni as në formën e duhur për t’i përmbushur detyrat tuaja. Pa një listë të detyrave tuaja, ka më shumë gjasa që të harroni gjëra të rëndësishme pa bërë.

  1. Kur zgjoheni herët ju keni kohë për të konsumuar vaktin e mëngjesit.

Kur ngrihesh vonë, nuk ke kohë të gatuash një mëngjes të shëndetshëm. Në këto raste, me shumë mundësi merr një sanduiç, drithëra të mbushura me sheqer, ose, akoma më keq, thjesht vendos të konsumosh një pije të shpejtë me gaz.

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të kapërcehet, apo të zëvendësohet me ushqim jo të shëndetshëm. Të konsumosh diçka të shëndetshme në mëngjes do të thotë të hedhësh një hap drejt mirëqenies tënde për pjesën tjetër të ditës.

  1. Ju do të keni funksionim më të mirë të trurit

Nëse ndjehesh jo i kthjellët përgjatë gjithë ditës, ndoshta kjo është një shenjë që të duhet ta vësh alarmin më herët. Sipas një profesori të biologjisë Christopher Randler, i cili punon në Heidelberg, në Universitetin e Arsimit të Gjermanisë, zgjimi herët ndihmon trurin tuaj të funksionojë më mirë.

Njerëzit që zgjohen herët, gëzojnë mendim kritik më të mirë dhe aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve. Ata priren të jenë më krijues, më të këndshëm dhe madje mund të angazhohen me punë shumë më lehtë në sajë të rritjes së përqendrimit dhe kujtesës së tyre.

  1. Zgjimi herët siguron më shumë energji

Përgjithësisht, mund të ndihesh i lodhur dhe jo i kthjellët, kur zgjohesh në mëngjes. Por kjo ndodh vetëm për pak minuta, aq sa truri të marrë “sinjalin” e zgjimit, pasi më vonë do ta kuptosh dhe vetë që do të sigurosh arsyetim më të mirë.

Zhvendosja e orarit të zgjimit më herët ju ndihmon për të marrë gjumë më të mirë. Të flesh më tepër orë nuk do të thotë se je duke bërë gjumë të mirë. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, oraret e zgjatura të gjumit kanë dëme tepër të mëdha në shëndet.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top