Këshilla & Arsye

November 1, 2018 | 14:40

Arsyet pse fëmijët pëlqejnë më shumë ëmbëlsirat

Të vegjlit preferojnë gjërat e ëmbla krahasuar me ato të kripura dhe shpjegimi i kësaj është se fëmijët janë mësuar me shijen e ëmbël të qumështit të nënës. Por jo vetëm: është gjithashtu një zgjedhje e diktuar nga gjenetika. Studiuesit në Universitetin e Guelph, në Kanada, janë të bindur për këtë dhe kanë përfunduar një studim të botuar në revistën shkencore Nutrients. Kjo është arsyeja pse fëmijët hanë shumë ëmbëlsira.

Gjene dhe dietë

Hulumtimi përfshinte 50 fëmijë të moshës parashkollore, duke studiuar variacionet gjenetike në receptorët e shijes lidhur me preferencën e ushqimeve të ëmbla, ndjeshmërinë ndaj shijes së yndyrave dhe neverinë për perimet me gjethe jeshile. Tetë nga dhjetë fëmijët kishin një nga gjenotipet e rrezikshme që mund t’i predispozonin ndaj zakoneve të këqija të ushqyerjes dhe rreth një në tre fëmijë hëngrën pothuajse vetëm ushqime të çastit, të shpejta. Të vegjlit që hanin shumë ëmbëlsira kishin gjenin që lidhej me preferencën e kësaj shije. Ata me një variant gjenetik të lidhur me shijen e yndyrës, nga ana tjetër, prireshin të konsumonin më shumë ushqime kalorike.

Një test në të ardhmen?

Një test gjenetik nuk është ende në dispozicion për të përcaktuar nëse fëmija ka këtë ndryshim gjenetik apo jo, por sipas autorëve të studimit kjo mund të bëhet një mjet i vlefshëm në të ardhmen për të përshtatur dietën e fëmijëve. Ndërkohë, këshillat gjithmonë të vlefshme për prindërit janë të ulen në tryezë me fëmijët e tyre dhe të japin shembull të mirë, duke ngrënë ata të parët atë që u propozojnë fëmijëve të tyre.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top