Sipas ekspertëve, kushërinjtë janë miqtë më të mirë. Kuptohet në varësi të marrëdhënies që kanë familjet mes tyre, por kur është e mirë ka shumë mundësi që edhe fëmijët mes tyre të kenë lidhje të forta shoqërore.
Ja disa gjëra që e tregojnë këtë:
- Ju kujtojnë historitë e sikletshme që keni kaluar së bashku
Ku ka më mirë se të rikujtosh ndonjë histori të sikletshme që keni kaluar së bashku dhe të qeshësh në të njëjtën kohë.
- Janë shoqëruesit më të mirë të udhëtimeve
Nëse keni edhe pothuajse të njëjtën moshë, pasi të organizoni një udhëtim do argëtoheni pafund. Ju njiheni që në fëmijëri me njëri-tjetrin dhe e dini se çfarë ju argëton më shumë. Tani, edhe mund të planifikoni ndonjë udhëtim tjetër me ta, pse jo.
- Nëse keni të njëjtën gjini, mund të ndërroni veshjet
Kjo gjë ndodh më shumë me motrat, por edhe me kushërinjtë mund të ndodhë. Nëse i pëlqeni një veshje , mund t’ia merrni borxh, ose mund t’jua falë.
- I di problemet tuaja familjare
Me kushërinjtë, nuk keni pse të fshini ndonjë problem familjar, sepse ata e dinë mjaft mirë si është puna. Sa më të lirshëm të jeni, aq më shumë do kaloni mirë si shoqëri.
- Janë suportuesit tuaj më të mirë
Nëse keni bërë diçka të bukur, do ju jap suportin kryesor dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë me veten tuaj.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.