Këshilla & Arsye

February 10, 2018 | 14:03

Arsyet pse lindja e dytë është më e lehtë se e para

Mënyra si përjetohet shtatzania e dytë krahasuar me të parën ka ndryshime, e disa lehtësi për një nënë. Kjo ndodh pasi shtatzania nuk është më një përvojë e re as për gjendjen fizike, as për atë emocionale.

Në shtatzanin e dytë nëna e di se çfarë e pret dhe ky është një avantazh.

Kush lindje zgjat më shumë, e para apo e dyta?

Lindja e dytë si proces zgjat më pak se e para sepse indet të cilat kanë qenë të ngurta në lindjen e parë, tashmë bëhen më elastikë.

Kohëzgjatja e lindjes së dytë është përafërsisht sa gjyma e kohëzgjatjes së lindjes së parë, megjithatë kjo nuk është fikse. Ndonjëherë mund të varet nga disa faktorë si elasticiteti i fibrave muskulore, madhësia e fëmijës suaj, kontraktimet, etj.

Pse lindja e dytë është më e lehtë?

Në fakt është që indet të jenë më elastikë, duke qenë se pas lindjes së parë uterusi do të jetë “mësuar” të kontraktohet dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë të prodhojë kontraksione të rregullta të cilat do të bëjnë të mundur hapjen më të shpejtë të qafës së mitrës.

A është më pak e dhimbshme?

Askush nuk mund të garantojë se lindja e dytë është më pak e dhimbshme se e para. Përjetimet fizike janë individuale tek secila nënë.

Lindje natyrale apo operacion?

Për nënat që lindjen e parë e kanë kryer me prerje çezariane, ka shumë mundësi që edhe të dytën ta kenë me operacion.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top