Mosha e dikujt gjithmonë është diskutuar, sidomos kur bëhet fjalë për një lidhje. Bazuar te përfundimet që kanë sjellë ekspertët e lidhjeve, mesa duket meshkujt 40-vjeçarë janë partnerët më të mirë. Ja disa nga sekretet e tyre:
- Bisedë e këndshme
Me një mashkull në këtë moshë ke më shumë gjëra për të thënë, sepse eksperienca e tyre është më e madhe dhe kanë më shumë informacion për tema të ndryshme. Nga një bisedë e këndshme, bëhen edhe më tërheqës në syrin e një femre.
- Zotëron shtëpinë e tij
Pjesa e privatësisë është shumë e rëndësishme dhe e bën marrëdhënien më të fortë. Çifti ka nevojë të ketë një vend ku të ndajë pasionin dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Një mashkull 40 –vjeçar në shumicën e rasteve jeton vetëm.
- Seksi më i mirë
Njerëzit e pjekur kanë pasur praktikë të mjaftueshme për të ditur se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Prandaj një mashkull në këtë moshë di si ta kënaqë partneren e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.