Ky artikull ka listuar disa arsye, pse disa femra braktisen gjithmonë nga meshkujt. Janë 3 arsye që vërtetojnë sjelljen e tyre. Hiqini inatet dhe shikoni:
- Ju kurrë nuk thoni “faleminderit
Jo vetëm me partnerin, por edhe me të gjithë që ju rrethojnë duhet të jeni falënderuese. Nëse në një lidhje, nuk e përdorni fare fjalën “ faleminderit”, meshkujt do t’ju braktisin.
- Nuk silleni mirë me njerëzit e tjerë
Ju mund të jeni një femër e kompletuar, por meshkujt ju studiojnë edhe më thellë. Nëse jeni arrogante me njerëzit e tjerë, ai do largohet nga ju. Thjesht, jeni një femër që nuk respektoni të tjerët!
- Nuk doni t’ia dini për familjen dhe miqtë e tij
Mos harroni se nëse e dashuroni dikë, duhet të jeni të sjellshëm edhe me ata që kanë rëndësi për të. Nëse nuk e bëni këtë gjë, tregon se as për partnerin tuaj nuk jua ndjen. Si përfundim, do t’ju thotë: lamtumirë.
Mos qani pas ndarjes, thjesht bëhuni më njerëzore si femra.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.