Një prej stereotipeve më të zakonshme rreth djemve është se janë të frikësuar nga lidhjet serioze. Kjo, në shumicën e rasteve është e vërtetë. Sidoqoftë, ka disa arsye se përse meshkujt frikësohen nga lidhjet serioze dhe disa prej tyre janë legjitime.
Përvoja e hidhur
Ju pëlqen apo jo, lidhjet e kaluara të një mashkulli mund të kenë ndikim negativ në lidhjen aktuale të tij. Nëse një mashkull është lënduar më parë, ai do ta ketë më të vështirë të futet në një lidhje të re serioze sepse frikësohet. Megjithatë, me personin e duhur shumica e meshkujve e tejkalojnë këtë frikë.
Frika nga refuzimi
Thellë brenda tyre, shumë meshkuj e kanë frikën e refuzimit. Meshkujt thuajse gjithmonë janë të brengosur se nëse duan të futen në një lidhje serioze ata do të refuzohen. Kështu, shumica e tyre i shmangin lidhjet serioze derisa të sigurohen 100 për qind se nuk do të lihen nga partnerja.
Problemet me besimin
Meshkujt kanë probleme me besimin. Kjo madje shoqërohet edhe me frikën e refuzimit dhe ndërlidhet me lidhjet e kaluara. Nëse një mashkull nuk mendon se mund t’i besojë një femre, ai patjetër se do ta ketë problem të futet në lidhje serioze. Megjithatë, në shumë raste kjo nuk ka të bëjë asgjë personale me zonjën.
Mungesa e lirisë
Meshkujt kanë tendenca ta bëjnë ndërlidhjen e lidhjeve serioze me mungesë të lirisë.
Nuk është i pjekur
Është fakt i njohur se meshkujt e arrijnë më vonë sesa femrat fazën e pjekurisë. Dhe, kjo ndikon edhe në dëshirën e tyre për lidhje serioze.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.