Këshilla & Arsye

July 9, 2019 | 13:37

Arsyet pse nuk duhet të flini në anën e djathtë

Deri tani ekspertët kanë këshilluar që pozicioni më i mirë për të fjetur është krahu i djathtë, për shkak se nuk ushtrojmë tension në anën ku është vendosur zemra. Mirëpo kohëve të fundit kjo teori ka ndryshuar.

5 arsyet se pse ju nuk duhet të flini në krah të djathtë janë:

1. Nëse flini në anën e djathtë, atëherë jeni duke pamundësuar qarkullimin limfatik të organizmit. Sistemi limfatik është përgjegjës për bartjen e lëngjeve në trup dhe nëse flini në anën e majtë ky sistem mund të transportojë më mirë këto lëngje.

2. Për pompimin efikas të gjakut, është më mirë që pozicioni i trupit të jetë në anën e majtë.

3. Lidhja e ezofagut dhe stomakut bëhet në anën e djathtë. Fjetja në anën e majtë do të pamundësojë kthimin e aciditetit në ezofag.

4. Anatomia e trupit është e ndërtuar në atë mënyrë, që nëse trupi pozicionohet në anën e djathtë atëherë stomaku ushtron shtypje mbi pankreas dhe për këtë arsye pengohet aktiviteti i tij.

5. Gjatë gjumit, transportimi i toksinave drejt shpretkës bëhet më i lehtë nëse trupi pozicionohet në anën e majtë.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top