Këshilla & Arsye

November 27, 2018 | 12:20

Arsyet pse nuk duhet të konsumoni çaj dhe kafe gjatë shtatzënisë

Gratë që konsumojmë kafe ose çaj gjatë shtatzënisë janë më të predispozuara për të patur fëmijë të vegjël. Edhe gratë që konsumojnë më pak se sasia “e sigurt” e 200mg kafeine, pra dy filxhanë kafe ose tre filxhanë çaji, kanë rrezik të lindin fëmijë nën peshë ose të kenë lindje të parakohshme.

Studiuesit e Universitetit të Dublinit mendojnë se kafeina kufizon rrjedhjen e gjakut në placentë, duke ndikuar në rritjen e foshnjës. Gjatë studimit të 941 nënave shtatzënë u vërejt se burimi i tyre kryesor i kafeinës ishte çaji.

Rezultatet e studimit treguan se konsumimi i 100 mg kafeine, rreth gjysmë filxhani kafe, gjatë tre mujorit të parë të shtatzënisë redukton 72g nga pesha e fëmijës. Kjo sasi kafeine redukton gjithashtu gjatësinë e foshnjës, perimetrin e kokës, si dhe kohëzgjatjen e shtatzënisë.

Gratë që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë i lindën fëmijët 170g më pak se ato që kishin konsumuar më pak se 200mg, që konsiderohet sasi “e sigurt” nga NHS. Megjithatë edhe këto të fundit e vërejtën ndikimin e kafeinës te foshnjat e tyre.

Studiuesit thanë se njerëzit nuk e kuptojnë sesa kafeinë përmban çaji, ndaj dhe e konsumojnë. Edhe pse çaji përmban më pak kafeinë se kafja, sasia e saj varet nga koha e përgatitjes, temperatura e ujit dhe lloji i çajit.

Ata theksojnë: “Mundohuni ta reduktoni sa më shumë kafeinën. Nëse mundeni të mos e konsumoni fare do të ishte perfekte”.

Sipas një studimi tjetër, kafeina ndikon gjithashtu në nxitjen e obezitetit te fëmijët.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top