Këshilla & Arsye

September 2, 2020 | 9:24

Arsyet pse nuk duhet të shqetësoheni nga ri-infektimi me Covid-19

Shkencëtarët në Hong Kong kanë raportuar rastin e parë të riinfektimit me koronavirus. Sipas raporteve ata kanë zbuluar sekuenca gjenetike të dy infeksioneve të ndryshme tek një 33-vjeçar në mars dhe në gusht të vitit 2020, raportonThe Guardian. Njerëzit janë të shqetësuar se çfarë do të thotë kjo dhe sa janë shanset që ne t’i japim fund pandemisë.

Ja disa arsye pse nuk duhet të shqetësohemi.

Gati nëntë muaj pas konfirmimit të rastit të parë  me koronavirus, nuk kemi prova të mjaftueshme të një riinfektimi. Sidoqoftë, virologët e kuptojnë që riinfektimi me koronavirus është normal dhe imunologët po punojnë shumë për të përcaktuar se sa do të zgjasë imuniteti tek personat e rikuperuar.

Organizmi ynë nuk është i paprekshëm nga viruset pavarësisht se mund të shërohemi. Nëse antitrupat dhe qelizat e kujtesës (qelizat B dhe T) qëndrojnë aktive nga një infeksion i fundit, përhapja e virusit është jetëshkurtër dhe infeksioni është më i butë ose pa simptoma fare. Ky është rasti i pacientit në Hong Kong, i cili nuk kishte asnjë simptomë kur u infektua për herë të dytë gjatë një udhëtimi.

A do ta mësonte ai se ishte infektuar përsëri nëse nuk do të kishte udhëtuar? Me siguri jo. Një pyetje më interesante është, a mund të përhapim  infeksionin tek të tjerët nëse infektohemi për herë të dytë?

Ka prova që njerëzit asimptomatik dhe presimptomatik janë infektues dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mbajmë maska dhe të ruajmë distancën. Disa prej nesh  janë të pajisur me qeliza T dhe kjo është arsyeja pse disa janë të kursyer nga sëmundje të rënda.

3 raste të mundshme

Si mund ta dimë nëse dikush është riinfektuar?

Ekzistojnë tre raste të mundshme të ri-infektimit me një virus të ngjashëm: simptoma më të rënda që shkaktojnë një sëmundje më të rëndë, të njëjtat simptoma si infeksioni i parë dhe simptoma të lehta që shkaktojnë  një sëmundje më të butë.

Rasti i parë njihet si përkeqësim i sëmundjes dhe është vënë re te pacientët e infektuar me lloje të ngjashme të viruseve siç janë ethet Denge. Nuk ka asnjë provë të ngjashme në lidhje me koronavirusin megjithëse deri më tani janë konfirmuar mbi 23 milion në të gjithë botën.

Rasti i dytë.  Kur pacienti kalon të njëjtën  sëmundje dy herë, do të thotë se në organizmin tonë nuk ka më qeliza të mjaftueshme të kujtesës për të na mbrojtur nga ri-infektimi.

Rasti i fundit  infeksioni është më i butë falë një sistemi të shëndetshëm imunitar që gjeneron antitrupa dhe përgjigje të qelizave B dhe T . Duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e përgjigjeve të antitrupave dhe qelizave T në pacientë të ndryshëm me Covid-19, atëherë mund të themi  me bindje që imuniteti ndryshon në njerëz të ndryshëm. Prandaj vaksinimi është i rëndësishëm pasi mund të nxisë përgjigje imune më të fuqishme dhe më të gjata.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët nuk u habitën kur dëgjuan raste të ri-infektimit. Mungesa e simptomave të përjetuara nga pacienti në Hong Kong është një lajm shumë i mirë.

 

Burimi / https://abcnews.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top