Këshilla & Arsye

April 6, 2018 | 13:02

Arsyet pse nuk duhet të thoni se jeni të zënë me punë…

Në ditët e sotme, të gjithë dëshirojnë t’ju tregojnë se sa të zënë janë me punë pasi punojnë mesatarisht mbi 40 orë në javë.

Ndaj është e natyrshme që njerëzit të flasin për punën e tyre dhe se sa të zënë janë. Por nëse flisni vazhdimisht për veten tuaj, se sa të zënë jeni dhe se shumë punë keni ende për të bërë mund të keni pasoja negative.

Më poshtë do të gjeni disa arsye pse duhet të ndaloni t’u thoni njerëzve se sa të zënë jeni me punë.

Të tjerët mund të mendojnë se po mburreni

Kur ju filloni t’ju tregoni njerëzve se sa shumë gjëra keni për të bërë apo se sa shumë gjera bëni çdo ditë mund të jeni duke përcjellë mesazhin: “Shikoni të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e mira. Unë jam produktiv, i zellshëm, i arrirë dhe i suksesshëm. Kështu duke ndarë këtë lloj mesazhi me të tjerët ju në mënyrë të pashmangshme e ktheni vëmendjen nga vetja dhe shume njerëz mund ta keqkuptojnë këtë.

Të jesh i zënë nuk është aspak e mrekullueshme

Gjithkush është I zënë, kalendari juaj nuk përbën aspak veçanti. Pra mos rrini tërë kohën duke përmendur se sat ë zënë jeni. Mos krahasoni kurrë oraret tuaja me dikë tjetër dhe përpiquni të jepni një përgjigje të përgjithshme kur ju pyesin nëse keni kohë të lirë mjaftueshme apo jeni të zënë. Askush nuk dëshiron të dijë në të vërtetë se sa të zënë jeni dhe nëse ju pyesin përgjigjen tuaj do ta keqinterpretojnë.

Të jesh i zënë të mbyll dyert, nuk t’i hap ato

Kur njerëzit mendojnë se jeni shumë të zënë nuk do t’ju prezantojnë juve mundësi të reja. Nëse flisni gjithë kohën për sat ë zënë jeni nuk do të bëni asgjë tjetër përveçse do t’i mbyllni vetes suaj derën për mundësi të reja.

Kur t’ju pyesin se me çfarë po merreni përgjigja juaj duhet të jetë “Duke kërkuar mundësi të reja”, kështu ju nuk do të thoni nëse jeni i zënë apo nëse keni shumë kohë të lirë por do të krijoni të tjerëve përshtypjen se jeni vazhdimisht në kërkim të punëve dhe mundësive të reja.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top