Këshilla & Arsye

December 1, 2018 | 10:17

Arsyet pse nuk duhet t’i gënjeni asnjëherë fëmijët

Një prind nuk duhet të gënjejë fëmijën e tij, përfshirë këtu edhe emocionet negative, pasi e ndihmon fëmijën të bëhet i aftë në zgjidhjen e problemeve në jetë. Gjithashtu sa më shumë të tregojnë prindërit emocionet e tyre të vërteta përpara fëmijëve të tyre, qoftë të stresuar, të shqetësuar apo të zemëruar për diçka, aq më e fortë bëhet marrëdhënia mes tyre.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Universiteteve Amerikane të Washington State, Berkley dhe të San Franciskos pas një studimi të gjatë të publikuar në revistën shkencore “Emotion”.

Sipas njërës prej kërkueseve të studimit, Sara Waters, kur prindërit përpiqen të fshehin emocionet e tyre, cilado qofshin ato, tek fëmijët mbërrin ndjesia e negativitetit. Kjo ndikon në krijimin e një gjendjeje konfuzioni, pikërisht nga dy mesazhe konfliktuale që perceptojnë.

Sipas saj, rruga që duhet zgjedhur është që prindi t’i transmetojë fëmijës konfliktin më mënyrë të shëndetshme, nga fillimi në fund. Kjo sipas kërkuesve, i ndihmon shumë që të mësojnë të kenë një sens rregullator ndaj problemeve sepse në këtë mënyrë kuptojnë që ato mund të zgjidhen dhe situata përmirësohet.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top