Marrëdhënie

October 11, 2018 | 9:00

Arsyet pse nuk jeni ende gati për një lidhje serioze

Një marrëdhënie e mirë është paksa e vështirë për t’u gjetur. Jo gjithçka lidhet me impaktin e parë që të lë personi që njohët. E në fakt, dashuria me shikim të parë ndoshta nuk ekziston. E vërteta është se pavarësisht presionit social, ju ndoshta nuk jeni gati për të gjetur personin që të bini në dashuri, apo për të dalë në ndonjë takim.

Për këtë po iu tregojmë disa arsye se pse nuk jeni ende gati për një lidhje:

Ju thjesht nuk dëshironi që të keni një lidhje në këto momente – Ju e njihni vetën më mirë se çdokush tjetër, prandaj nëse nuk doni një marrëdhënie, atëherë pse duhet patjetër të keni një të dashur? Po, mund të pëlqeni një person, por nëse nuk jepni 100% në këtë lidhje atëherë më mirë të qëndroni vetëm.

Dëshironi që të fokusoheni në aspekte të tjera të jetës – Shkolla apo puna mund të jetë duke iu marrë kohën më të madhe, prandaj nuk keni energji që të merreni me gjëra të tjera.

Ndonjëherë lidhemi me një person, por gjithmonë fokusohemi te aspektet e tjera të jetës duke e lënë të dashurin mënjanë. Në këtë mënyrë është pikërisht lidhja juaj ajo që prishet. Madje studimet thonë se edhe përdorimi i telefonave mund të prishë marrëdhënien tuaj, nëse nuk i jepni mjaftueshëm vëmendje njeriut të zemrës.

Ju nuk jeni të lumtur me veten – Të gjithë kemi gjëra që duam t’i ndryshojmë te vetja dhe përpiqemi t’i ndryshojmë. Një shprehje e RuPaul thotë: “Nëse nuk doni veten tuaj, si dreqin mund të doni dikë tjetër?”.

Prandaj në momentin që ju jeni i lumtur me veten tuaj, atëherë do të keni edhe një marrëdhënie të shëndetshme.

Po mendoni ende për lidhjen e mëparshme – Në mendjen tënde mund ta kesh vendosur që ish-i yt nuk ka ndikim aspak te ty. Por nëse t’i vijon ta përgjosh ende në rrjetet sociale, ose i ruan akoma dhuratat e tij, atëherë kjo gjë përbën një problem që kërkon zgjidhje para se të hidheni në krahët e dikujt tjetër.

Nuk jeni i sigurt nëse personi që keni përkrah është i duhur për një marrëdhënie – Nëse nuk jeni i sigurt për personin që po njihni, atëherë mos u lidhni. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është që t’i jepni kohë.

S’mund të përkushtohesh dhe të japësh llogari – Nëse je tipi i personit që largohet kur dëgjon se të prezantojnë si “i dashuri” apo “e dashura”, atëherë nuk je gati për një lidhje serioze. Fobia juaj për t’iu përkushtuar dikujt apo për t’i dhënë llogari atij, mund t’ju mbajë të stepur për një lidhje serioze.

 

Burimi / PanoramaPlus

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com