Këshilla & Arsye

July 16, 2020 | 8:08

Arsyet psikologjike pse njerëzit nuk dobësohen

Ndodh që dikush bën shumë palestër, mban edhe dietë të rreptë, nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe prapë nuk arrin të dobësohet! Si shpjegohet kjo? Pesë pengesat psikologjike që mund të çojnë në mungesë rezultati të dëshiruar janë këto:

  • Të qenit mbipeshë është e dobishme

Po, është e dobishme, sepse ne mund t’i lidhim problemet tona me mbipeshën:

  • Nuk ka gjetur ende njeriun e duhur?
  • Puna e ëndërruar është akoma larg?
  • Synimet e paarritshme të jetës?

Është shumë e përshtatshme të fajësohet mbipesha për problemet tona sepse nëse nuk do të kishte probleme, do të ishte e qartë se arsyet e problemeve tona janë brenda nesh. Sigurisht, askush nuk dëshiron të zhgënjehet me veten e vet dhe kjo është pikërisht arsyeja pse pesha jonë nuk zvogëlohet, edhe nëse shkojmë rregullisht në palestër. Nënndërgjegjja jonë nuk e le të ndodhë.

  • Është një arsyetimi shkëlqyeshëm për përtacinë tonë

Të gjithë neve na pëlqen t’i shtyjmë gjërat deri ditën tjetër, muajin ose vitin. Njerëzit që janë mbipeshë u pëlqen të shtyjnë planet e tyre deri në jetën tjetër… Është një justifikim i shkëlqyeshëm: “Dua të mësoj të kërcej, por nuk mundem për shkak të mbipeshës. Kur të bie nga pesha, atëherë do të filloj stërvitjen çdo ditë dhe do të bëhem ylli i të gjitha kohërave! Por, deri më sot, nuk kam nevojë të stërvitem kaq shumë. Kështu që unë vetëm do të vrapoj pak në mbrëmje dhe do të shkoj në shtrat me një mendje paqësore”.

  • Është një mënyrë për të tërhequr dashuri dhe vëmendje

Ka kaq shumë njerëz rreth nesh që duan të na ngushëllojnë, u vjen keq për ne, duan të kujdesen për ne dhe ne ndjehemi si qendra e universit. Një dietë e rreptë dhe një trajner i ashpër janë arsye të mrekullueshme për një stil tjetër jete. Atëherë pse ta humbisni atë?

  • Është një mënyrë për të shpëtuar nga mendimet dhe emocionet e padëshiruara

A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit nën stres hanë shumë, edhe nëse janë në dietë? Ndodh sepse ata janë të paaftë të perceptojnë emocionet e tyre të vërteta, veçanërisht nëse janë mësuar t’i fshehin ato që nga fëmijëria. Kjo është arsyeja pse një ndjenjë ankthi ndonjëherë perceptohet si një ndjenjë tjetër: uria, për shembull. Si rezultat, në vend që të shkojmë tek një psikoterapist, i cili mund të na mësojë përballjen me emocionet, njerëzit shkojnë tek frigoriferi dhe kjo çon në mungesë rezultatesh.

  • Është një mënyrë për të mos zgjidhur problemin e vetëvlerësimit

Vetëvlerësimi është një tjetër pengesë psikologjike për të humbur peshë. Nëse një person i ulur para teje i pëlqen të përsërisë fjalë të tilla si: “Vithet e mia të bukura”, “Faqet e mëdha janë stili im”, ky tip në mënyrë të pandërgjegjshme zgjedh të qëndrojë ashtu siç është. I njëjti pohim funksionon me mendime trashëgimie. “Nëna ime ishte mbipeshë dhe kështu jam edhe unë”.

Epo, nëse doni të vazhdoni stilin e mbipeshës së familjes, është zgjedhja juaj dhe nuk ka nevojë të torturoni veten me stërvitje dhe dieta. Megjithatë, shkencëtarët pohojnë se mbipesha gjenetike nuk është e pashmangshme.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top