Radiografi

July 16, 2020 | 8:09

Albania Leasing, për ju që jeni në kërkim të rritjes dhe zhvillimit!

“Për një individ apo për një ndërmarrje private që kërkon të rritet, të zhvillohet, që ka synime të qarta për të tashmen dhe të ardhmen, burimet e financimit nuk duhet të jenë asnjëherë pengesë. Mjafton një plan i qartë zhvillimi, integritet i provuar i biznesit apo individit, dhe ai do ta gjejë përgjigjen tek Albania Leasing.” Kështu shprehet Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë, Fatmir Sulo.

Fatmir Sulo, me përvojë 20-vjeçare në sistemin bankar dhe të investimeve, prej gjashtë vitesh është drejtuesi i shoqërisë aksionere Albania Leasing, e cila funksionon fuqishëm në kaq vite, duke dhënë kontribut të madh, sidomos në financimin e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha. “Edhe nëse nuk do të arrijmë të ofrojmë financimin e kërkuar”, shton ai, “e dimë shumë mirë se klientit do t’i japim një këshillë profesionale për të ecur përpara, për të strukturuar apo ristrukturuar biznesin, në mënyrë që ai të ecë në drejtimin e dëshiruar. Nuk janë vetëm burimet e jashtme të financimit që mund të bëjnë të mundur rritjen e një biznesi. Ndonjëherë zgjidhja është shfrytëzimi dhe optimizimi i burimeve ekzistuese brenda kompanisë.”

Albania Leasing është një institucion financiar – jo bankë – e licencuar nga Banka e Shqipërisë, për të kryer aktivitetin e Qirasë Financiare (Financial Leasing). Në filozofinë e Albania Leasing, financimi nuk është një “qëllim në vetvete” për të gjeneruar fitim. Synimi i Shoqërisë është të ndihmojë nëpërmjet financimit në rritjen e bizneseve dhe të ndikojë sado të jetë e mundur në rritjen e ekonomisë shqiptare. Patjetër që shoqëria duhet të jetë me fitim që të ekzistojë dhe të jetë e aftë të financojë bizneset të rriten, por fitimi i kompanisë analizohet se nga vjen, cilat biznese ka financuar, sa biznese ka ndihmuar të rriten, sa njerëz janë punësuar nga këto financime.

Leasing është një mënyrë financimi e “kufizuar”, do të thotë që është një financim që bëhet mbi një objekt të caktuar, automjet, makineri etj, megjithatë ky financim i ofruar me kreativitetin e duhur, mund të kthehet në një mjet shumë efikas për gjenerimin e kapitaleve të reja për bizneset.

Kur themi Leasing, publiku nënkupton “kredi për makinë”. Por financimi për automjete personale është vetëm një pjesë e vogël e financimeve Leasing. Gama është shumë e gjerë dhe financimet leasing hyjnë në të gjithë sektorët e ekonomisë, të shërbimit dhe prodhimit; në mjetë të transportit urban e interurban, në makineri përpunimi, linja prodhimi, pajisje mjekësore, makineri bujqësore, agro-përpunimi e magazinimi, dhe pasuri të patundshme.

Në një ambient kaq konkurrues në tregun financiar, mënyra për të qëndruar është të sjellësh vlera të vërteta në treg. Vlera nuk është vetëm paketa financiare, por është më së shumti shërbimi, të kuptuarit drejt i nevojave të financimit të klientëve, integriteti me të cilin e ofron çdo shërbim dhe këshillim. Albania Leasing ndërkohë, shprehet me krenari Fatmiri, është i vetmi institucion financiar në Shqipëri që ofron financime mbi baza etike. Ndër kriteret që e bën një financim të quhet “etik” është filozofia e punës, ku si Financuesi ashtu edhe i Financuari, ndajnë rreziqet e financimit së bashku, në ndryshim nga koncepti konvencional i kreditimit, ku e gjithë barra e rreziqeve i mbetet kredimarrësit.

Tek Albania Leasing penalitetet për pagesat në vonesë nuk hyjnë në të ardhurat e Shoqërisë, ashtu sikurse ndodh kudo, por janë të dedikuara për bamirësi. Një sërë projektesh janë realizuar deri tani dhe shumë të tjerë priten për t’u realizuar nga fondi i bamirësisë të krijuar brenda Shoqërisë. Kjo e bën këtë institucion nga të rrallët që kanë një projekt konkret për “përgjegjshmërinë sociale”. Për një begati personale apo institucionale, bamirësia, ndihma për shtresat në nevojë është një domosdoshmëri.

Trajtimi me korrektësi i kontabilizmit dhe raportimit financiar lehtëson jo vetëm menaxhimin e brendshëm të biznesit, por lehtëson shumë edhe mundësitë për financim nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.

Ky është një koncept themelor i këtij institucioni. I pyetur për sfidat e biznesit sot në treg, z.Sulo thotë se ekonomia shqiptare ka një problem të madh, i cili është edukimi dhe në këtë rast edukimi financiar. Një sërë biznesesh që kanë kohë të gjatë në treg nuk kanë arritur akoma të kuptojnë që investimi në rritjen e tyre personale dhe të stafeve të veta është kyçi i suksesit. Shumë biznese vazhdojnë akoma me filozofinë e viteve të para të pluralizmit dhe nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur trajtimit të saktë të Raportimit Financiar, që e bën në shumë raste shumë të vështirë të kuptuarit e biznesit dhe të financimit të tyre, në raport me kërkesat që kanë.

Trajtimi me korrektësi i kontabilizimit dhe raportimit financiar lehtëson jo vetëm menaxhimin e brendshëm të biznesit, por lehtëson shumë edhe mundësitë për financim nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. Sidoqoftë, Albania Leasing është e lumtur të ketë financuar një gamë të gjerë biznesesh në fusha në shumë sektorë:

  • Shoqëri të transportit të udhëtarëve, për linja kombëtare dhe ndërkombëtare, me autobuzë dhe mjete të tjera;
  • Shoqëri të tranportit të mallrave për shërbime kombëtare dhe ndërkombëtare me kamione të të gjitha llojeve;
  • Klinika mjekësore, dentare dhe estetike nëpërmjet financimit të pajisjeve të tyre;
  • Biznese të vogla dhe të prodhimit të mobilieve me makineri dhe pajisje nga më modernet;
  • Biznese të vogla e të mesme me linja prodhimi dhe agro përpunimi;
  • Biznese të vogla, të mesme e të mëdha nëpërmjet financimit të pasurive të patundshme.

Sot, – thotë Fatmiri, – nuk duhet të flitet për subvencione. Për një ekonomi të shëndetshme, nuk ka nevojë për subvencione. Sipas tij: “Ajo që duhet të funksionojë është vendosja e rregullave të qarta, ruajtja e prodhimit të brendshëm dhe minimizimi i evazionit fiskal që shtrembëron tregun dhe konkurrencën e ndershme. Ka shumë iniciativa të mira, njerëz pasionantë që duan të ngrenë bizneset e tyre me shumë pasion dhe integritet. Këto iniciativa duhen mbështetur, promovuar, nëpërmjet zbatimit të politikave që ndihmojnë në krijimin e një konkurrence të ndershme.

Albania Leasing është një shoqëri aksionere e formuar nga:

  • Korporata Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat (ICD), një institucion financiar zhvillimi të sektorit privat, pjesë e Bankës Islamike për Zhvillim (IDB). Ajo mbështet zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare të saj nëpërmjet sigurimit të financave për projektet e sektorit privat, promovimin e konkurrencës dhe sipërmarrjes, duke ofruar shërbime këshillimore për qeveritë dhe inkurajuese të investimeve ndërkufitare.
  • Banka Kombëtare Tregtare, banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Prej 2011, BKT vazhdoi të rrisë pjesën e saj të tregut në çdo segment të shërbimeve bankare duke u bërë dhe banka më e madhe në vend për bankingun individual.
  • ND Balkan Tetovë, Maqedoni, pjesë e korporatës së madhe Ekolog Group, e shtrirë në Europë dhe Lindjen e Mesme, me qendër në Tetovë, Maqedoni.
  • KOLON Industries, Inc, një nga grupet e fuqishme industriale dhe financiare në Korenë e Jugut, e fokusuar në katër divizione të biznesit të madh, si: në materiale industriale, kimike, materiale elektronike/filma, dhe në fushën e modës.

Leasing është një mënyrë inovative për të blerë një makineri, pajisje apo asete të tjera, pa qenë e nevojshme që të paguhet njëherësh e gjithë vlera e asetit nga klienti. Leasing është një kontratë midis shoqërisë Leasing (“pronarit të asetit” ose “qiradhënësit”) dhe përdoruesit të makinerisë (qiramarrësit). Një proces normal i financimit Leasing zhvillohet si më poshtë:

Qiramarrësi (klienti) zgjedh një Aset për nevoja të përdorimit të tij, te një shitës i autorizuar. Duke qenë se nuk i ka fondet për ta blerë menjëherë këtë aset, i drejtohet për financim një shoqërie Leasing. Kjo e fundit pasi vlerëson asetin dhe aftësinë paguese të klientit të ardhshëm, nënshkruan me klientin një kontratë Leasing me afate dhe terma të përcaktuara. Blen asetin me të dhënat e kërkuara nga klienti, tek shitësi i autorizuar, regjistron asetin në pronësi të saj, i dorëzon asetin klientit për përdorim. Në fund të kontratës i kalon pronësinë klientit, nëse janë kryer pagesat dhe janë shlyer detyrimet kontraktore.

PRODUKET E ALBANIA LEASING:

Auto Leasing: Financim për blerjen e automjeteve personale dhe për qëllime biznesi.

Transport leasing: Financim për blerjen e Autobuzëve, Kamionë dhe mjete të tjera të transporti, për qëllime biznesi. Ky financim është mënyra më e mirë për të rinovuar dhe shtuar flotën e mjeteve, ul kostot e konsumit të karburantit dhe të shërbimeve të mjeteve, rrit cilësinë e mjeteve.

Procesi i financimit është i thjeshtë dhe praktik: llogariten me klientin të ardhurat aktuale, shpenzimet operacionale të konsumit të mjeteve ekzistuese, mirëmbajtjes si dhe përfitimet, duke e zëvendësuar me një mjet të ri (nëpërmjet kursimit të shpenzimeve). Zgjidhet plani i pagesave që përshtatet më mirë.

Transport leasing për të gjitha mjetet: autobusë të linjave urbane, interurbane, kamionë për transport kombëtar dhe ndërkombëtar, kamionë frigoriferikë, autobuzë dhe minibuzë për sektorin e turizmit.

Leasing për Makineri dhe Pajisje: financim për makineri profesionale mobiliare, shëndetësore (spitalore, klinika dentare, estetike).

Agro leasing: Financime për makineri dhe pajisje bujqësore, dhe agro-përpunimi.

Real Estate leasing: Financim për prona të patundshme: hotele, njësi tregtare, toka bujqësore, restorante, kapanone biznesi.

Albania Leasing është i vetmi institucion që vepron mbi bazën e këtyre parimeve në Shqipëri. Financimi bazohet mbi marrjen e rrisqeve në mënyrë të përbashkët. Rrisqet nuk i lihen të gjitha qiramarrësit. Ky i fundit merr rrisqe gjatë gjithë kohës së kontratës. Pagesa e qirasë nuk ndryshon. Nuk ka interes mbi penalitetin (ose Penalitet mbi Penalitetin). Penaliteti merret nga klienti dhe jepet për Bamirësi. Radha e shlyerjes së detyrimeve është në përputhje me Parimet Etike.

Financimi etik është pikë e fortë e kompanisë. Ai fokusohet në transparencë, që do të thotë, kontrata pa kosto të fshehura; Rreziku i financimit ndahet së bashku me klientin; Pagesat e rëna dakord nuk ndryshojnë deri në fund të kontratës;

Mbi penalitetin e pagesave me vonesë nuk aplikohet fitim; Penalitetet shkojnë për bamirësi. Por jo vetëm kaq. Kjo është dhe pika më e fortë e Albania Leasing, e cila në strukturën e saj të financimit, i ka dhënë formë një misioni fisnik siç është humanizmi. Të gjithë të ardhurat e grumbulluara nga penalitetet, shkojnë për bamirësi, në 100% të vlerës së tyre. Arsimimi dhe mbështetja e shtresave në nevojë është përkrahja sociale që herë pas here bën bashkë grupin e madh financiar, në solidaritet dhe kontribut real.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top