Jeta moderne, e karakterizuar nga lëvizja e shpejtë e mallrave, njerëzve, informacionit dhe risive, nga ana tjetër përmban edhe një lloj presioni të shtuar të të jetuarit të jetës, që në terma psikologjikë mund të përkthehet edhe si stres. Ndodh që kur jeni para një ngjarjeje ose vendimi të rëndësishëm për jetën tuaj, qoftë një dasmë, qoftë një intervistë apo qoftë edhe një provim fakulteti, në një mënyrë ose tjetër të gjithë shqetësohen.
Nëse kërkoni në internet për stresin, desktopin e kompjuterit tuaj do ta pushtojnë rezultate të shumta kërkimesh që ju tregojnë se si të menaxhoni stresin.
Sipas një studimi kanadez, stresi nuk është aspak i keq, madje shkencëtarët thonë se të stresuarit mund të ketë lidhje me nivel të lartë inteligjence. Shkencëtarët kanadezë, thonë se njerëzit që mendojnë shumë gjatë rreth një problemi, kanë inteligjencë më të madhe verbale.
Studimet rreth kësaj çështjeje thonë se njerëzit të cilët shpenzojnë shumë kohë duke e menduar rimenduar e analizuar një çështje, ata janë të prirur që t’i kuptojnë gjërat më mirë se të tjerët./PanormaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.