Afërdita Zaimi, Personal Trainer dhe Nutricioniste e certifikuar, është sipërmarrëse e Art of Fitness Gym & SPA që prej vitit 2011 në qytetin e Elbasanit. Me një pasion për sportin që në moshën 9-vjeçare dhe me dëshirën për t’u ndier përherë në formë, nisi një risi në qytetin e saj, një ambient enkas për femra. Diplomuar tek ISSA si Personal Trainer dhe Nutricioniste, Afërdita është bërë anëtare e saj nga viti 2019 e në vazhdim. Në formimin e saj akademik ajo është specializuar për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me probleme Posturale, Skolioze, Kifoze, Knee Problem, Diabet tipi I & II etj.
Specializuar gjithashtu në ONLINE COACH ku në fillim të pandemisë vendosi të hapë dhe web-in e saj për t’i ardhur në ndihmë dhe personave të tjerë jashtë qytetit të saj, por edhe jashtë Shqiperisë. [email protected] një web i kompletuar për këdo që dëshiron të ndry – shojë dhe përmirësojë stilin e të jetuarit.
Vetëbesimi është arma më e mirë për t’i ushqyer vetes para çdo sfide apo vështirësie se po, Ti mund t ’ia dalësh në jetë! Vetëbesimi është ndjenja më e lartë superiore, prej së cilës gjithçka e pamundur bëhet e mundur. Po, Ti mund t’ia dalësh, mjafton të vësh trurin në punë e t ’i japësh shpjegim dhe zgjidhje gjithçkaje që ju ngarkon jo për mirë jetën tuaj. Ka njëmijë e një arsye pse biem në një rutinë aspak të shëndetshme, kur bëhet fjalë për psikofizikun tonë.
Por megjithatë, ka më shumë se njëmijë e një arsye të tjera më të forta, pse duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të kthejmë vëmendjen nga vetja, për t ’i dhënë asaj atë që meriton. Kur nuk ndihesh mirë me peshën e trupit tënd, e cila të ka tradh – tuar me ca kilogramë më shumë, kur sheh se linjat fizike apo lëkura ka pësuar humbje të elasticitetit, ankesat e para për dhimbje të gjymtyrëve nga keqush – qyerja, e bukura e kësaj është se ne e kemi vetë në dorë zgjidhjen. Në kulturën perëndimore shëndeti nis nga tryeza, një postulat që e njohim si teori, ama e kemi vështirë ta praktikojmë. Sepse varësisht tryezës, mësojmë të ushqejmë edhe trupin.
Me një kulturë të pasuruar perëndimore, Afërdita Zaimi, Personal Trainer dhe Nutri – cioniste e certifikuar ka ngritur qendrën e saj të mirëqenies psikofizike në Elbasan, Art Wellness Center ku përveç këshillimit ka inkorporuar një sistem multifunksional shërbi – mesh dhe vlerash në funksion të mirëqenies psikofizike.
Adresa: Lagjja “Aqif Pasha”, Rruga “Ptoleme Xhuvani”, Elbasan [email protected] | (+355) 67 44 74 138 [email protected] Artof_Fitness_Elbasan | aphrodite_ae_
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.