Mirëqenie

November 12, 2020 | 10:31

Arti i fjalës së bukur, magjia brenda tyre sidomos kur thuhen nga një femër

 

Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Të flasësh bukur është një nga artet që çdo njeri e menaxhon në mënyrën e vet për të përcjellë emocione pozitive. Fjalën e njohim si forca dhe dobësia e njeriut që mbart në vetvete shumë emocion, e cila krijon perceptime, gjykime ose vlerësime, motivon ose dekurajon. Ndonjëherë ato janë reflektimi i realitetit, por gjithashtu dhe të afta ta ndryshojnë këtë realitet. Ajo çka kemi dëshirë dhe nevojë të dëgjojmë është fjala e ëmbël. Duam ta dëgjojmë nga të gjithë që nga familja, shoqëria dhe në çdo ambient ku ndodhemi.

Toni i zërit me të cilin flasim krijon magji.

Dëgjojmë shpesh njerëz që flasin me zë të lartë.

Pse njerëzit flasin me zë të lartë? Për shkak se e humbasin qetësinë e tyre, janë mësuar të flasin me zë të lartë, duan që personi tjetër të na dëgjojë, apo është bërë kjo një rutinë e të folurit. Të gjithë kemi kënaqësi kur dëgjojmë dikë që di të komunikojë, di të argumentojë, dhe flet me gjuhë të qetë e të saktë. Ne sot jemi të aftë për ta peshuar realisht fuqinë e fjalës dhe mundemi ta kthejmë fjalën në krijesën tonë personale që ka fuqinë për të prekur dhe ndikuar njeriun që kemi përballë.

Fjalët mbajnë magji brenda tyre sidomos kur thuhen nga një femër.

Që në kohërat antike, gratë kanë ditur ta përdorin të folurit e tyre në të gjitha llojet, të bekojnë e të frymëzojnë. Fuqia e fjalës është një art i vërtetë femëror, nga shfaqjet e feminilitetit. Femra është me perfektja. Një grua që di të përcjellë emocione pozitive nëpërmjet fjalës është e aftë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme, është e aftë të rritë fëmijë të edukuar dhe të rriten me rëndësinë dhe forcën e fjalës së mirë, është e aftë të ketë një rreth shoqëror të ngrohtë gjithmonë pranë vetes. Një i folur femëror është më i fuqishëm se ai mashkullor dhe ka tërheqje të jashtëzakonshme. Të gjithë e njohim lehtësinë me të cilën e përdorim fjalën sot, që nga kafenetë ku flasim e flasim me orë të tëra, në shoqëri ku me fjalën ndonjëherë gjykojmë para se të arsyetojmë, në familje ku përpiqemi t’i japim njëri-tjetrit fjalët më të ëmbla, e deri në media, ku shumë herë dëgjojmë fjalë të papeshuara. Fjala e mirë jep ndikim të mirë dhe pozitiv duke të falur buzëqeshje e cila zgjat…

Gjysma e bukurisë është fjala, prandaj flisni ëmbël se nuk ju kushton asgjë. Nënë Tereza.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top