Teste

November 12, 2020 | 10:00

Test / Çfarë ju tremb më shumë?

Fobitë, edhe ato më të thjeshtat ose në dukje të parëndësishme, tregojnë shumë gjëra për ju. Për këtë arsye është e rëndësishme që të dini t’i kuptoni ato. Zbuloni se nga lindin fobitë tuaja…

  1. Si është e rregulluar shtëpia juaj ideale?

a. Në stilin high tech

b. Me mobilie antike

c. Në stil minimalist

  1. Imagjinoni sikur keni mbetur vetëm në një ishull të shkretë. Çfarë do të donit të kishit me vete?

a. Një varkë

b. Armë, për t’u mbrojtur

c. Një shok

  1. Cili nga këtyre personazheve vizatimorë do të donit të ishit?

a. Patoku Donald

b. Supermeni

c. Diaboliku

  1. Partneri është në një udhëtim pune dhe nuk ju telefonon për dy ditë. Çfarë bëni?

a. Asgjë, por mendoni se si “të hakmerreni” kur të kthehet

b. Bëni çdo gjë për t’u lidhur me të në telefon

c. Mundoheni të mos e mbani mendjen aty

  1. Cila është përralla juaj e preferuar?

a. Kësulëkuqja

b. Bukuroshja e fjetur në pyll

c. Borëbardha

  1. Jeni ngritur në detyrë: cila është gjëja që ju rëndon më shumë?

a. Fakti që duhet të urdhëroni kolegët e vjetër

b. Fakti se ndiheni sikur jeni në provim

c. Fakti se duhet të hiqni dorë nga rutina e vjetër

  1. Dikush ju ndal në rrugë dhe kërkon t’ju lexojë dorën…

a. E lejoni, por keni frikë nga lajmet e këqija

b. Thoni jo: preferoni të mos e dini të ardhmen tuaj

c. Pranoni, por bëni pyetje të detajuara

  1. Miqtë ju propozojnë që të luani “strip poker” në shtëpi. Çfarë bëni?

a. Zhvisheni dhe nuk luani

b. Gjeni një gënjeshtër dhe ikni

c. Pranoni vetëm nëse keni veshur të brendshmet “e duhura”

  1. Imagjinoni sikur po punoni në cirk. Cilin rol nuk do ta pranonit kurrë?

a. Zbutësin e kafshëve

b. Iluzionistin

c. Klounin

 

Më shumë A

KENI FRIKË SE MOS “KONTAMINOHENI”

Lëvizni me siguri mes gjërave që njihni, por të vendosur përballë risive, mbylleni në vetvete, bëheni mosbesues dhe keni frikë. Keni tendencën të largoni çdo gjë që rrezikon siguritë tuaja, ose ato situata që ju detyrojnë të viheni të diskutim, t’i shihni gjërat nga një tjetër këndvështrim. Frikërat tuaja kanë një gjë të përbashkët: lindin nga frika e ndryshimit, se mos “ju ngjitet ndonjë gjë” nga risitë, nga e ndryshmja. Jo rastësisht, ato që ju trembin më shumë janë ushqimet e reja, teknologjitë më të përparuara, takimi me kultura të ndryshme. Por kujdes: rrezikoni të fiksoheni, t’i largoheni  realitetit, duke u mbyllur brenda një mburoje, e cila mbyt impulset tuaja jetësore, dhe me kalimin e kohës, mund t’ju shtyjë drejt panikut.

Më shumë B

JU TREMBIN INSTINKTET

Këndvështrimi juaj për gjërat është i qartë: ose i bardhë, ose i zi. Situatat e dyzuara, të cilat nuk arrini t’i kuptoni menjëherë, ju trembin. Shumë racionalë, jeni të sigurt se e njihni veten, por herë pas here diçka e trondit ekuilibrin tuaj. Për shembull, mund të mjaftojë, një insekt apo dhe një ashensor që ndalet për 2 sekonda, që ju të hyni menjëherë në panik. Nëse ato që ju trembin janë sidomos kafshëzat e vogla, atëherë gjithçka keni frikë janë pjesët tuaja instinktive, irracionale, të cilat i lini në hije dhe me të cilat keni frikë të përballeni, pasi druheni se nuk i kontrolloni dot. Në çdo rast, mundohuni të qetësoheni pak më shumë, të ndiqni instinktin tuaj ose dëshirat e momentit edhe në gjërat e vogla të përditshmërisë. Sa më shumë ta njihni veten, aq më pak do të keni frikë nga gjithçka që ju rrethon.

Më shumë C

FSHIHENI NGA FRIKA E BOTËS

Makthi juaj janë të gjitha ato situata që ju bëjnë të viheni në lojë, në qendër të vëmendjes, që ju ekspozojnë ndaj gjykimit të të tjerëve dhe ju detyrojnë që të merrni përgjegjësitë tuaja. Frikërat tuaja lindin nga një pasiguri e thellë, e cila ju bën të ndiheni gjithmonë sikur jeni në provim, sikur jeni të papërshtatshëm. Keni nevojë për siguri të vazhdueshme dhe rrallëherë ndodh që këto siguri t’ia jepni vetë vetes suaj. Më shumë se sa nga përballja me të tjerët, frikërat tuaja lindin nga përballja me një imazh ideal të vetes, të paarritshëm, gjithmonë në kërkim të suksesit dhe të përsosmërisë. Gjykatësi më i rreptë jeni ju dhe sa më shumë që e ndiqni këtë imazh, aq më shumë ndiheni të brishtë dhe të frikësuar. Në këtë mënyrë rrezikoni të hyni në depresion.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top