Kjo e tanishmja, është pa dyshim një shoqëri e komunikimit. Kurset e sotme universitare nuk shtojnë ndonjë gjë të re nga ato që kanë thënë oratorët antikë, të cilët me studimin e elokuencës e kanë ngritur komunikimin në një nivel të mirëfilltë arti. Princi i oratorëve latinë ishte Ciceroni, i cili në veprat e tij ka lënë piktura të vërteta komunikimi, të pasura e organike.
Çfarë është një orator?
Orator është ai që, çfarëdolloj argumenti që i rastis, e përballon mjaft mirë, është në gjendje që me kompetencë, zotësi dhe elegancë, bashkë me ndihmën e memories t’u dalë ballë bisedave. Ashtu si oratori mund të shprehë sa më mirë ato argumente që i përkasin edhe në disiplina të tjera nëse i ka studiuar, ashtu edhe ekspertët e disiplinave të tjera mund të shprehin sa më mirë argumentet e tyre, nëse kanë mësuar ndonjë element të artit të oratorisë. Duhen vlerësuar defektet apo paaftësia në të shprehur e atyre që, edhe pse kanë njohuri të thella mbi një argument, por nuk ai dalin dot ta shpjegojnë me fjalët e duhura. Kjo gjë duhet vlerësuar më shumë sesa injoranca e atyre që janë gjithmonë gati të flasin dhe nuk i mbështesin fjalët e tyre në njohuritë e duhura. Por nëse duhet të zgjedhim një nga të dyja gjërat, pa dyshim që preferohet më shumë zotësia e pashprehur sesa injoranca. Nëse kërkojmë përsosmërinë, ajo konsiston në aftësinë e të shprehurit. Orator perfekt është ai që përveçse di të komunikojë, ka edhe një kulturë të thellë.
Arsyetimi
Kush synon të shprehet në mënyrë të shkëlqyer nuk duhet që të ketë vetëm aftësinë që të flasë çlirët dhe me lehtësi, por duhet edhe të ketë artin e të arsyetuarit.
Çfarë duhet thënë
Një orator i vyer duhet të ketë të qartë se çfarë të thotë, si dhe në ç’mënyrë të dallojë se cilat gjëra duhen thënë për të mbajtur gjallë një diskutim. Kjo është cilësia më specifike e një oratori të mirë. Kur argumentet që i duken të vlefshme dhe bindëse janë shumë, siç shpesh ndodh, është gjithsesi e rastit të njohë ato që janë më pak interesante dhe t’i largojë nga diskutimi. Në një bashkëbisedim të këndshëm e të rëndësishëm vlen më shumë cilësia sesa sasia.
Çfarë nuk duhet thënë
Në një diskutim bindës është e udhës të bazoheni mbi atë çka e keni më të lehtë për ta thënë, ta zbukuroni e zgjeroni bisedën. Duhet të zgjateni dhe të këmbëngulni mbi elementët pozitivë dhe paralelisht, të evitoni ato negativet, pa dhënë përshtypjen se po i largoheni atyre, por duke i bërë më pak të dukshme nëpërmjet zbukurimit të pikëve të forta. Efikasiteti i një oratori mund të vlerësohet vetëm nga efekti që ai do të prodhojë te dëgjuesit me fjalët e tij
Si të filloni një diskutim
Fillimi i dikustimit duhet të jetë gjithmonë i saktë, efikas, i pasur me detaje, i shprehur në mënyrën e duhur. Kjo gjë jep idenë e parë mbi atë që do të thoni dhe si do të vazhdojë biseda më pas.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.121
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.