FB

October 17, 2024 | 6:27

Arti i të pasurit të një argumenti produktiv

 Në një prej dokumentarëve më të famshëm të tij, “Intervista e humbur” (The Lost Interview), Steve Jobs, ndau me publikun një prej pikëpamjeve të tij në lidhje me suksesin e punonjësve të tij: “Të pasurit e ideve sa të qarta dhe mbi të gjitha të pasurit e një argumenti produktiv”.

Është pothuajse e njëjta gjë si me punën tejet të vështirë që duhet për t’i dhënë formë një guri, duhet të dish se ku duhet ta godasësh në fillim që edhe e gjithë puna tjetër më pas të jetë më e lehtë, ka thënë Steve Jobs, të cilit i ka pëlqyer gjithmonë kjo metaforë krahasuese.

Ai thotë më tej se brenda një mjedisi me punonjës të talentuar, do të ketë debate, disa herë edhe të flakta, por më e rëndësishmja është se nga e gjithë kjo zhurmë të gjenerohen ide të reja dhe mbi të gjitha produktive.

Sepse argumentet janë ato që i çojnë idetë përpara, duke i përmirësuar konceptet dhe duke dhënë rezultate sa më pozitive.

Më poshtë do të lexoni 7 mënyra për të pasur një argument sa më produktiv:

1. Shpreheni në kohën e duhur. Shpeshherë është më mirë që të shprehni një argument në kohën e duhur sesa vazhdimisht ta shmangni atë. Mos u frikësoni nga ideja që argumenti juaj nuk do të gjejë aprovim tek të tjerët, sepse kjo gjë do t’ju kufizojë gjithmonë për të shprehur mendimet tuaja, sepse tek e fundit mund të rezultojë edhe e kundërta.

2. Krahasojeni argumentin me një lojë tenisi. Kur filloni të argumentoni, mundohuni që të shpreheni sa më qartë, duke mos u zgjatur me fjali të panevojshme dhe mos harroni që edhe lojtari tjetër ka për të luajtur lojën e tij (ka për të shprehur argumentin). Nga kjo përplasje argumentesh, është e sigurt që do të jepen në fund zgjidhje sa më pozitive. Argumentet e mirë janë si një lojë tenisi ku të dy lojtarët nuk përpiqen të godasin topin në të njëjtin moment, por secili pret radhën e tij. Gjë kjo që kërkon durim dhe strategjinë e duhur, njësoj si elementët më të rëndësishëm për të dhënë një argument pozitiv.

3. Dëgjojeni tjetrin. Kur është radha e dikujt tjetër për të folur dhe për të dhënë argumentin e tij, dëgjojeni atë me shumë kujdes duke u munduar që të kuptoni të gjithë idenë e tij deri në fund. Nëse ju e dëgjoni tjetrin me mendimin për ta kundërshtuar atë dhe për t’ia hedhur poshtë idenë, atëherë të jeni të sigurt që diskutimi juaj është i kotë dhe nuk do të ketë asnjë rezultat pozitiv.

4. Mos i merrni gjërat personale. Zakonisht kur njerëzit mundohen të “luftojnë” për të fituar, ka dhe nga ata që nuk luftojnë në mënyrë të pastër dhe më e keqja është se tek e fundit, askush nuk fiton. Asnjëherë në asnjë debat, mos i merrni gjerat personale, sepse jo vetëm që nuk do të arrini në asnjë përfundim konstruktiv, por edhe do të krijoni një konflikt që do t’jua pengojë vazhdimin e punës për më tej.

5. Përdorni shembuj ilustrues. Ne si natyrë njerëzore e kemi më të lehtë për të memorizuar një pikturë, një koncept të shprehur në një kuadër të caktuar sesa të memorizojmë fjalë të shumta. Shpeshherë kuadrot na e lehtësojnë shumë shprehjen e një mendimi të caktuar sepse imazhi perceptohet më lehtë sesa fjala dhe mbi të gjitha, nuk lënë vend për keqkuptime apo keqinterpretime.

6. Fitorja e tjetrit mund të jetë edhe juaja. Të jesh lideri më i mirë dhe më i suksesshëm nuk do të thotë që të kesh gjithmonë të drejtë. Ju nuk duhet të frikësoheni për t’i lënë edhe të tjerëve hapësirën e duhur për të fituar. Fitorja e një kolegu do ta bëjë atë që të ndihet më mirë, do t’ia rrisë besimin në vete dhe me shumë mundësi do t’ia rrisë edhe konsideratën ndaj jush. Humbja juaj, mund të shndërrohet në fitoren tuaj në shumë aspekte të tjera, dhe jo vetëm në tuajën, por edhe të skuadrës dhe kompanisë në të cilën punoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top