Aktiviteti krijues mund të ndihmojë të mbani nën kontroll nivelet e kortizolit, hormonit të stresit. Këtë e dëshmon hulumtimi, në të cilin theksohet se përfitimet nuk varen nga lloji i teknikës së përdorur apo përvoja e mëparshme në fushën artistike.
Nëse niveli i stresit është shumë i lartë, pajisuni me lapsa, furça, shënjues ose ndonjë mjet tjetër që ju lejon të shpalosni talentin tuaj artistik. Një artikull i botuar në revistën Art Therapy tregon se si 45 minuta aktivitet krijues përkthehen për 75% të pjesëmarrësve në studim në një rënie të nivelit të kortizolit, hormoni i lidhur me stresin.
Përfitimet e praktikës artistike, shkruajnë autorët e anketës, nuk varen nga mediumi i zgjedhur për t’u shprehur: njerëzit e monitoruar në të vërtetë kanë pasur mundësinë të zgjedhin midis teknikave të ndryshme, nga punimi i plastelinës deri tek krijimi i kolazheve me ngjyra. Gjithashtu përfitimet nuk lidhen me faktin se pjesëmarrësit janë pak a shumë me përvojë, për këtë arsye kjo është një mundësi shumë e mirë edhe për fillestarët.
Burimi / https://www.linkedin.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.