Lifestyle

March 13, 2018 | 15:07

Arti në hotel, mikpritja si në shtëpi

Flasim shpesh për hotele luksi, vende fantastike në të cilat mund të kalojmë një fundjavë çlodhëse. Kërkojmë në rrjet për të duhurin, për atë që prirja na çon drejt alternativave që plotësojnë jo thjesht komoditetin e hapësirës, ambientit të gjelbër a shërbimeve në natyrë, por mbi të gjitha arredimin karakteristik të dhomave, si një nevojë për qetësinë që na duhet.

Fundjavat shpesh shndërrohen në rendjen më të parë jashtë rutinës së përditshme. Jo pa qëllim zhvillimi i turizmit ka bërë të ecë përpara dhe rikonceptimi model i shumë hoteleve në vend.

Origjinaliteti u jep formë këtyre subjekteve, duke bërë tërheqjen e mjaft turistëve që preferojnë të shkelin Shqipërinë. Ndërsa gjatë sezonit veror prirja shfaqet më së shumti në zonat turistike ku përparësi ka plazhi, përgjatë të gjithë vitit, turizmi kryeqytetas duket se ndiqet më së shumti. Ndër frekuentimet më të zëshme, atë që autobusët nuk rendin së ndaluri për të sjellë shtetas nga shumë vende të botës, mikpritja ndodh aty, në Hotel “Prestige”.

Falë investimit të prekshëm, krejt perëndimor në arredim, shije dhe kërkesa, shumica e turistëve ikin me fjalët më të mira në librin e përshtypjeve. Shembull i arkitekturës moderne, Hotel “Prestige” vijon të renditet ndër më të kërkuarit në listën e shërbimeve turistike ndërkombëtare. Si një nyjë lidhëse shumë pranë qendrës së Tiranës, Hotel “Prestige” është ndalesa dhe vendqëndrimi më i mirë për të shijuar ditët e pushimit dhe shëtitjeve nëpër pikat kyçe të vendit.

Hyrje e projektuar me hapësira dinamike dhe shumë qëllime

Gjithnjë e më shumë ekspertët i mëshojnë faktit të ndërtimit të një hoteli që në fazën e projektimit. Për ta ka rëndësi përshtypja e parë që një hotel duhet të përcjellë për mysafirët. Për këtë arsye, roli i luajtur nga Hotel “Prestige” është vlerësuar gjithnjë. Këto mjedise paraqesin atë që dëshiron realisht një turist. Hapësira e dhomave, shërbimi në to, pastërtia, komunikimi, restoranti e deri parku i gjelbër me shërbime të ndryshme, krijojnë lidhjen e pandashme deri në një rikthim të dytë të pushuesit.

Transformimi i tualeteve në spa

Rëndësia e tualetit në hotel luan një rol kyç në një dhomë hoteli. Idetë origjinale janë ato që tërheqin dhe e bëjnë klientin të ndihet si në shtëpinë e tij. Tualete me karakteristikën e një spa-je brenda, Hotel “Prestige” e ka futur si kulturë prej kohësh, kjo si një model që mikpritësi u ofron për qetësi totale të ftuarve.

Vlerësimi i restorantit

Gatimi është një art dhe për këtë arsye është nevoja për një hapësirë të vërtetë prezantuese. Hotel “Prestige” e ka një vend të veçantë. Në aneksin e afërt të kompleksit, gjendet godita trekatëshe, e cila ofron kuzhinën perëndimore, me kuzhinierë të huaj, ndërsa përballë tij gjendet kuzhina tradicionale, si një shërbim i gërshetuar kulturash, ku ofrohet gjithçka nga specialitetet vendase. Ndërsa në tavernën që gjendet nën kolonat e restorantit “Tradicional”, për të gjithë ata që shijojnë birrën, ajo ofrohet në tri lloje të saj, Korça bionde, e zezë dhe 01. Kurimi i këtyre ambienteve i ka dhënë liri krijimtarisë për realizimin e imazhit që kërkon respekt për të gjithë strukturën e ndërtuar.

Bukuria e të qenit në shtëpi

Çdo dhomë hoteli duhet të sigurojë të gjitha lehtësirat e nevojshme për të stimuluar ndjesitë e mikpritjes, siç është të qëndruarit si në shtëpi. Pa marrë parasysh sesa luksoze apo teknologjike është. Faktor që duhet marrë parasysh dhe duhet parë me kujdes, është intimiteti. Futja në dhomë e aksesorëve si tapetë, perde, komodinë, dollap etj., mund të përfaqësojnë një nga zgjidhjet më të përshtatshme për këtë qëllim.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com