Këshilla & Arsye

November 9, 2017 | 11:36

Ashtu si një ylber pas shiut, gjithmonë ka një gjë të mirë pas dhimbjes

A fantastic double rainbow over Loch Laggan.

Trishtimi gjithmonë bëhet pjesë jetës sonë. Askush nuk mund të thotë se, kurrë nuk ndihet i trishtuar. Të ndihesh i trishtuar për shkak të humbjes së dikujt, dështimit, refuzimit, etj; është me të vërtetë e zakonshme në jetën tonë të përditshme. A e keni kuptuar se ka gjithmonë lumturi pas trishtimit?

Dikush thotë se jeta është shumë e thjeshtë. Ajo përmban vetëm lumturi dhe trishtim. Të dyja ndodhin rregullisht, njëkohësisht, duke ndjekur njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja pse njerëzit gjithmonë thonë, mos u tërhiqni aq thellë në trishtimin tuaj, sepse lumturia do të vijë së shpejti. Në anën tjetër, mos u brengosni pasi lumturia të vijë, sepse, sigurisht, do të përfundojë dhe do të zëvendësohet me një trishtim tjetër të panjohur. Vetëm përpiquni të jeni modest në të dyja rastet, të lumtur apo të trishtuar.

“Pas shiut del ylberi”. Këtu ekziston një mesazh i madh, por i thjeshtë. Nëse duam të shohim ylberin, duhet të presim që të bjerë dhe të ndalojë shiu. Nëse duam të ndiejmë lumturinë, ne duhet të presim që trishtimi apo kujtimet e hidhura të ndodhin. Lumturia ndodh pas një pritjeje.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top