FB

July 26, 2022 | 9:00

Asistentja e Mbretëreshës Elizabeth: Martesa Harry-Meghan do të ‘përfundojë në lot’

Një ndihmëse e familjes mbretërore dyshohet se ka parashikuar se martesa e Princit Harry me Meghan Markle “do të përfundojë në lot”, shkruhet në një libër të ri.

Sipas burimeve, Lady Susan Hussey, e cila ka qenë asistentja personale e Mbretëreshës Elizabeth II që nga vitet 1960, dyshohet se bëri këtë koment gjatë një dreke me drejtuesit e teatrit në Mbretërinë e Bashkuar, disa muaj para dasmës së çiftit në maj të vitit 2018.

Komentet e saj u zbuluan në librin “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors,” ( Hakmarrja: Meghan, Harry dhe lufta midis Windsors) e shkruar nga gazetari investigativ Tom Bower, i cili u publikua në fillim të këtij muaji.

“Teksa diskutohej për mundësinë që Meghan mund të angazhohej me Teatrin Kombëtar pas dasmës, Hussey u bë papritur serioze në lidhje me të ardhmen e çiftit”, shkruan Bower. “E gjithë kjo do të përfundojë në lot”, thuhet të ketë thënë ajo. “Mbajini mend fjalët e mia.”

Zonja Susan, 83 vjeç, kishte qenë pjesë e ekipit të oborrtarëve të pallatit të cilëve iu kërkua që të ndihmonin Meghan Markle të përshtatej me jetën brenda familjes mbretërore, sipas Bower.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.theguardian.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top