FB

June 14, 2024 | 7:07

Askush nuk më çmon, të gjithë më urrejnë!

Shumë njerëz kalojnë gjithë jetën e tyre në të njëjtin vend pune dhe nuk mund ta marrin kurrë atë që ata besojnë se meritojnë, qoftë nga shefi ose nga kolegët e tyre. Ata nuk mund të bëjnë karrierë apo të arrijnë qëllimet e tyre profesionale.

Shpesh ata priren të mendojnë se problemi është i njerëzve, të cilët nuk i kuptojnë ose nuk i pranojnë ashtu siç janë. Ata e ndjejnë se janë objekt i zilisë nga të gjithë ata që nuk janë aq të mirë apo inteligjentë sa mendojnë se janë.

Unë kështu jam, janë të tjerët që nuk më kuptojnë!

Këta njerëz mbrojnë mënyrën e tyre të të qenit dhe i kushtojnë përpjekje, kohë dhe energji të madhe mendimit se të tjerët janë gabim që nuk i kuptojnë dhe nuk i vlerësojnë. Ata as nuk përpiqen të bëhen më të ndjeshëm ose të favorshëm për arsyet e të tjerëve. Ata janë të verbuar, sepse ata duan vetëm të kuptohen, por kurrë nuk e vënë veten në vend të të tjerëve.

E urrej punën time, meritoj më shumë!

Ata vazhdojnë të thonë fraza si kjo, por në realitet ata nuk bëjnë asgjë konkrete për të marrë një rritje në detyrë, një rrogë ose një punë më të mirë. Ata besojnë se e meritojnë, por nuk përpiqen të shkëlqejnë dhe të demonstrojnë cilësitë e tyre. Ata nuk bëjnë as punët më të thjeshta, sepse i konsiderojnë ato më të ulëta se aftësitë e tyre, por ata nuk e kuptojnë se për të marrë një promovim, duhet së pari të provojnë se janë me të vërtetë të përgatitur dhe kjo arrihet vetëm duke i bërë të tjerët të shohin punën dhe jo fjalët.

Nuk mund të buzëqesh gjithmonë!

Ky është një tjetër gabim serioz: buzëqeshja është çelësi që hap të gjitha dyert. Nëse jeni në humor të keq, në depresion ose të mërzitur, askush rreth jush nuk do të ndihet i qetë dhe do të shiheni gjithmonë si zogu kërcënues në grup. Mos harroni se në punë ju paguheni për të dhënë më të mirën dhe për të përmbushur cilësitë që të tjerët kanë nevojë, jo për të sjellë problemet tuaja personale në zyrë.

Vetëm ju mund t’i ndryshoni gjërat

Vetëm duke nxjerrë anën tënde më të mirë, mund të fitosh gjithçka që beson se e meriton. Nëse nuk e bëni, ju do të bllokoheni në një vorbull pakënaqësie që do t’ju zhys më shumë në zemërimin tuaj me botën. Nëse doni që jeta juaj të jetë ndryshe, bëni diçka për ta ndryshuar atë.

Një këshilla gjithnjë e më e vlefshme është: lini problemet personale në shtëpi dhe ato të punës në zyrë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top