Puna në distancë është një mënyrë e zakonshme në Itali. Por së bashku me shumë pika pozitive, kjo lloj pune ka edhe aspekte negative. Cilat janë ato dhe si t’i menaxhojmë?
Me masat e vendosura për të luftuar pandeminë, puna në distancë tashmë është bërë e zakonshme në Itali. A do të vazhdojë kjo lloj pune pas Covid-19? Nëse po, në cilat mënyra? Gjatë periudhës së bllokimit, profesionistët zbuluan shumë virtyte të punës nga shtëpia, por edhe aspektet negative.
Mungesa e kontaktit dëmton marrëdhëniet e ekipit.
Konferencat në video janë të dobishme, por nuk janë ekuivalente me bisedat ballë për ballë, kur flasim për plusin dhe minusin. Kështu krijohen marrëdhëniet, një element themelor i jetës së punës.
Vështirësitë e menaxhimit
Në distancë, shefi mund të jetë shumë i pranishëm, duke u përpjekur të kontrollojë gjithçka, ose përkundrazi, ta ketë të vështirë t’ju kontaktojë atëherë kur është e nevojshme. Me punën nga shtëpia, të folurit për problemet mund të jetë më e ndërlikuar.
Mbivendosja e sferës profesionale me sferën private
Të mos kesh një ndarje të qartë nuk të ndihmon të çlirosh mendjen nga puna kur të pushosh. Prapëseprapë, t’i përkushtohesh dikujt tjetër është e domosdoshme për shëndetin tënd mendor, por edhe për të mbetur efikas në punën tënde.
Burimi / https://www.linkedin.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.