Nga të dhënat e mbledhura te më shumë se 200 mijë pacientë, ka dalë në pah se aspirina ul rrezikun e vdekjes nga kanceri me 37%, nëse e marrin atë çdo ditë për pesë vite rresht. Ndërsa sipas një studimi tjetër, nëse aspirina pihet për të paktën tre vjet, ul rrezikun e sëmundjes me 23% te meshkujt dhe 25% te femrat.
Ky është përfundimi i disa studimeve të bëra nga kërkuesit e Universitetit të Oksfordit, të botuara në revistën “The Lancet Oncology”. Po ashtu, studiuesit arritën në përfundimin se te pacientët që ishin diagnostikuar me kancer dhe që kishin marrë aspirinë për të paktën gjashtë vjet e gjysmë, rreziku i metastazave ulej me 55%.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.