FB

March 25, 2021 | 8:50

Aspirina ngadalëson përhapjen e tumoreve

Një studim i botuar më parë në “The Lancet” kishte zbuluar se aspirina mund të ulte nivelet e kancerit. Ndërsa tani, në një studim të fundit, shkencëtarët e “Melbourne Peter MacCallum Cancer Centre” kanë zbuluar arsyen: tumoret prodhojnë proteina dhe përbërës që tërheqin enët e gjakut dhe bëjnë të mundur që ato të zhvillohen dhe metastazohen.

Sipas studimit në fjalë, aspirina frenon zgjerimin, duke pakësuar përhapjen e tumoreve. Marrja rregullisht e një apo dy kokrrave aspirinë në javë është e lidhur me një ulje të dukshme të zhvillimit të të gjitha llojeve të kancerit. Në veçanti: 36% kanceri i stomakut, 33% i ekzofagut, 22% i pankreasit.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top