FB

September 22, 2021 | 8:40

AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

Gjiganti farmaceutik AstraZeneca ka njoftuar rezultat “novator” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit. Ilaçi i ri i quajtur “Enhertu” zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72% krahasuar me trajtimet ekzistuese. Provat aktuale tregojnë se një kombinim i kimioterapisë me ilaçin e ri është dy herë më efektiv në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa.

Tre të katërtat e 500 pacientëve të marrë në provë nga e gjithë bota të cilët u trajtuan me ilaçin e ri nuk treguan progres të sëmundjes së tyre pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me ilaçet aktuale. 94.1% e pacientëve që u trajtuan me “Enhertu” i mbijetuan 12 muaj trajtim krahasuar me 85.9% të pacientëve që u trajtuan me medikamente të tjera.

Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca u shpreh mjaft optimiste pasi ilaçi i ri pritet të transformojë shumë jetë pacientësh. Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.

Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. Edhe në Shqipëri kanceri i gjirit ka tendencë në rritje. Ai prek afro 600 gra dhe vajza në vit, prej të cilave një e treta humb jetën.

 

Burimi / TvKlan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top