Mund të duket e pamundur, por ka akoma burra që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për lumturinë e gruas që ata duan. Mos dyshoni, pasi gjithmonë meritoni më të mirën.
Ti e di që ke gjetur njeriun e duhur për jetën tënde, kur ai deklaron se është i gatshëm të lëvizë parajsën dhe tokën për të të bërë të lumtur! Një mashkull i vërtetë nuk do ta vendosë kurrë vullnetin e tij mbi nevojat e të dashurës. Ai do të bëjë gjithçka për t’u siguruar që gruaja e tij të jetë e bindur, se ai është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj.
Fatkeqësisht, ka ende shumë burra që i trajtojnë gratë e tyre sikur të ishin vetëm një nga opsionet e tyre. Fjalë për fjalë ata i përdorin sikur të ishin objekte, të gatshme t’i kënaqin ata kur e gjykojnë të përshtatshme. Ky realitet mund të na bëjë të diskreditojmë në dashuri, por jini të durueshëm, pasi atëherë kur ju nuk e prisni, do të shfaqet personi i duhur.
Askush nuk është perfekt, por ka akoma burra që hapin derën e makinës, dërgojnë lule ose e bëjnë gruan e tyre të dashur të qeshë gjatë gjithë kohës!
Ju meritoni të jeni me dikë që nuk luan me ndjenjat tuaja. Dikë që do të dojë dhe do kujdeset për ty, edhe kur jeni e inatosur dhe pa asnjë grimë durimi. E gjithë kjo mund të duket e pamundur, por këta njerëz ekzistojnë. Ju do të dini si ta njihni atë partner që nuk është i përsosur, por që ka cilësitë që ju nevojiten për tu ndier të lumtur.
Derisa ta gjeni, besojini intuitës suaj dhe mos pranoni më pak nga sa meritoni. Ju jeni shumë të mirë për ta braktisur veten në një dashuri që nuk ju plotëson.
Burimi / https://vibee.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.