Këshilla & Arsye

June 13, 2020 | 8:05

Esmeralda Birçaj: Si i thoni lamtumirë dikujt që nuk mund të jetoni pa të?

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Si i thoni lamtumirë dikujt që nuk mund të jetoni pa të?

Nuk mund t’i thoni!

Largoheni e qetë, mbi gishtat e këmbëve.

Paketoni në një valixhe çfarë ju ka mbetur dhe largoheni…

Largoheni pa qëndruar në këmbë, pa parë mbrapa.

Largoheni pa shpjegime, e dini se si erdhi momenti.

Dhe u vonove të largohesh dhe…, ti e di, kjo është një nga arsyet që e ke kaq të vështirë të shikosh imazhin tënd në pasqyrë.

Pse qëndruat…

Qendruat më shumë sesa duhej të rrinit, shumë më tepër sesa mund të duronit.

Qendruat nga frika se mos e humbnit…, por qëndruat aq shumë sa që në fund humbët veten.

E shikoni, në mallkimet e dashurisë, njëri prej të dyve mbetet gjithmonë, derisa të shohë se çfarë do të ndodhë, derisa t’i ketë shteruar/të jetë ezauruar çdo kufi e qëndrueshmërisë, deri sa të bien/të mbarojnë titujt fundorë.

Tani po përpiqeni të rimerrni forcën tuaj. Po përpiqeni të jetoni me humbjen.

Dëgjoni miqtë tuaj duke ju thënë që koha shëron gjithçka dhe ju prisni…, prisni të shëroheni. Përpiqeni të mbizotëroni mendimet tuaja. Ndaloni të fajësoni veten. Dhe pak nga pak e menaxhoni…, i fshini plagët pas një buzëqeshje dhe vazhdoni…

Vetëm natën, dikush psherëtin në cepin e buzëve të tua sa herë që shikoni në qiell dhe e dini, se diku atje jashtë, është edhe ai.

Nën të njëjtin qiell.

Ai që nuk mund ta imagjinonit jetën tuaj pa atë protagonist.

Ai që tani nuk është gjë tjetër veçse një kujtim, një imazh i paqartë.

Ai që të la dhe nuk të mbajti.

Ai që të la të largohesh prej tij.

Ai që nuk arritët t’i thoni lamtumirë.

Si mund t’i thoni lamtumirë dikujt që nuk mund të jetoni pa të…?!

Nuk mund t’i thoni!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top