Lifestyle

July 13, 2017 | 15:11

“Atje ku është zemra”, historia e Novali Nejshënit, kur mirësia fiton mbi humbjet

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj.

7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër.

17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.

7.77 dollarë i mbeten në xhep, kur Uilli Xheku e braktisi në një qytet të largët amerikan, duke shkatërruar ëndrrën e saj për të pasur një shtëpi dhe një familje.

7-a për Novalinë ishte numri i pabesë.

1111

Foto ilustruese nga filmi me të njëjtin titull “Where the Heart Is”

Por në qytetin ku ajo mbeti e braktisur, jetojnë njerëz të mirë dhe të sjellshëm, të cilët menjëherë i afrojnë Novalisë miqësinë e dashurinë e tyre, ndjenja që ajo kurrë nuk i ka njohur më parë. Novalia nuk ka të ardhura, nuk ka kursime, as familje; ajo ka një fëmijë të porsalindur, por dëshmon se ka talent, vendosmëri, inteligjencë dhe mirësi, cilësi që e çojnë jetën e saj në rrjedhën e duhur, paçka se kjo nuk është e lehtë…

“Atje ku është zemra” është romani që ka bërë për vete miliona e miliona lexues në mbarë botën. Kur ta gjeni romanin “Atje ku është zemra” të autores amerikane Billie Letts, merreni menjëherë, sepse ka pak të tillë përreth, sepse ky është një nga ata libra që ju bëjnë të ndiheni shumë mirë, ndërsa e lexoni.

omscaTitulli: Atje ku është zemra

Autore: Billie Letts

Përkthyese Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top