Autizmi është sindromë (gjendje) multi-faktoriale.
Është një gjendje që nuk mund të shkaktohet nga një “gjë” e vetme si p.sh vaksina. Shkencëtarët deklarojnë se autizmi ka origjinë gjenetike dhe metabolike.
Ata së fundmi janë përqendruar në disa rajone të kromozomeve 7-të dhe 15-të, që mendohet të jenë të përfshirë në shfaqen e kësaj sindrome.
Të tjerë faktorë që ndikojnë janë: mosha biologjike e babait të fëmijës, pesticidet, të cilat përdoren gjerësisht në bujqësi dhe merren nga gruaja shtatzënë nëpërmjet ushqimit, valët elektromagnetike si dhe niveli i ulët i vitaminës D gjatë periudhës së shtatzënisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.