Lifestyle

April 21, 2017 | 10:54

Papa Françesku: “Barinjtë e Fatima shpallen shenjtorë më 13 maj”

papa-francesco_h_partb-2

Barinjtë e Fatimas, Francisco e Giacinta, do të shpallen shenjtorë me 13 maj. Kjo u njoftua nga Papa Françesku këtë mëngjes. Me 13 maj ai do të jetë në Fatima, qytet në Portugali, ku do të kryesojë ceremoninë.

1

Tre barinj të vegjël, vëllezrit Françisko Marto dhe Gjaqinta Marto (9 e 7 vjeç) dhe kushërira e tyre Luçia dos Santos (10 vjeçe), me 13 maj 1917, ruanin bagëtinë që kulloste në vendin e quajtur Kova da Iria, pranë qytezës së Fatimas. Këtu ata kalonin së bashku gjithë ditën duke ruajtur dhentë dhe duke luajtur. Në mesditë hanin ushqimin që nënat e tyre ua kishin dhënë me vete në një torbë të vogël. Pastaj para se të rinisnin të luanin, këndonin së bashku rruzaren e shenjtë. Këtë ditë ata rrëfyen të kenë parë një rrufe drite dhe, prej saj është shfaqur një grua e bukur e veshur në të bardha. Ajo ishte më e shkëlqyeshme se dielli, dhe rrezatonte një dritë ndriçuese. Të shtangur nga habia, ata ndaluan para këtij vizioni. Ata ishin aq pranë saqë ishin krellur tashmë brenda dritës që rrezatonte nga personi i saj, një metër larg. Ajo kishte një rruzare në dorë; ishte Zoja e Bekuar. Ajo iu drejtua fëmijëve “Mos u trembni, nuk do t´ju bëj keq“. Ajo iu kërkoi fëmijëve që ata të vinin aty për gjashtë muajt e ardhshëm, ditën e 13 në të njëjtën orë. Më pas ajo do t´ju tregonte se çfarë ajo donte, dhe se ajo do të rikthehej aty edhe gjashtë herë. Ajo u këshilloi fëmijëve që të thonin rruzaren çdo ditë për të sjellë paqen në botë dhe fundin e luftës (së parë botërore).

Fëmijët në përshkrimin e tyre të ngjarjes treguan se Zoja iu paraqit atyre si “Zoja e Rruzares”.

Ngjarja mori një jehonë të gjerë tek shumë besimtarë që besuan në këto shfaqje. Në vitin 1930 kisha katolike, shpalli natyrën mbinatyrore të shfaqjeve dhe lejoi nderimin e Zojës së Fatimas.

Franciscos dhe Jacintas Zoja u kishte thënë  se do të vdisnin brenda pak vitesh (Francisco  vdiq në vitin 1919, ndërsa Jacinta në vitin 1920), ndërsa Lucias se do të ketë jetë të gjatë dhe ashtu ndodhi. Ajo u bë murgeshë dhe  vdiq në vitin 2005, në moshën 98 vjeçare.

Francisco dhe Jacinta u lumturuan me 13 maj të vitit 2000 nga Papa Giovanni Paolo II, ndërsa Lucia është drejt përfundimit të procesit të lumnimit.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top