Sipas të dhënave të OBSH-së, një në çdo mijë fëmijë është i prekur nga sindroma Down. Rreth tre deri në pesë mijë foshnja lindin me këtë çrregullim kromozomik çdo vit. Mosfunksionimet kryesore janë problemet fizike, të dëgjimit, të zemrës, tiroides dhe muskulaturës, por ka çrregullime kompulsive, njohëse, jetëgjatësi të reduktuar.
Ndërtimi i autonomisë për fëmijët me sindromën Down
Mes fëmijëve që ndër vite janë ndjekur nga Shoqata e Ideve, ka pasur edhe subjekte me sindromën Down, të cilët ndërkohë po rriteshin. “Shpesh ballafaqoheshim me prindërit e këtyre fëmijëve, disa prej tyre edhe në moshë të shtyrë, të testuar emocionalisht, të cilët shfaqnin shqetësim për të ardhmen e fëmijëve të tyre”. Rosanna De Santis dhe stafi i saj i psikologëve dhe edukatorëve filluan të punojnë në një model që ndoqi qasjen Montessori bazuar në “më ndihmo ta bëj vetëm”. Ideja ishte të demonstrohej se si, pas përgatitjes, fëmijët me sindromën Down mund të bënin një jetë normale të integruar në shoqëri.
Autonomia kalon edhe përmes punës
Edhe pse personat me sindromën Down bëjnë pjesë në kategoritë e mbrojtura, për shumë prej tyre nuk është e lehtë të hyjnë në botën e punës, sidomos për ata me probleme njohëse. “Në 2019 ne menduam për një projekt që mund të krijonte vende pune, të gjeneronte të ardhura për këta të rinj dhe të lidhej me jashtë, në mënyrë që përvoja që po ndërtonim të mos ishte shumë e mbyllur nga jashtë”, kujtojnë Rosanna dhe Giacomo. Lindi ideja për të hapur një B&B duke marrë me qira një apartament që ndodhet mu përballë banesës ku jetojnë djemtë. Në vitin 2020, në pandemi të plotë, u inaugurua apartamenti Via Delle Idee, i cili mund të gjendet në Airbnb dhe Booking. Projekti bën të mundur rritjen e burimeve të grupit. Giovanni dhe Agnese, të cilët janë më ekstrovertët, kujdesen për check-in, kanë mësuar anglisht për të mirëpritur turistët dhe për të dhënë informacion. “Shumë të ftuar nuk janë në dijeni të projektit, ata nuk e dinë që b&b drejtohet nga njerëzit Down dhe disa prej tyre e gjejnë veten të zhvendosur.
Përgatiti K.I / Burimi www.centodieci.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.