FB

October 28, 2021 | 8:40

Autonomia në fëmijërinë e hershme, si ta nxisim atë…

Autonomi do të thotë t’i tregosh fëmijëve, të dinë të kenë kontroll mbi veten dhe zgjedhjet që ata bëjnë, nga aktivitetet në të cilat marrin pjesë deri në atë sesi ata luajnë dhe bashkëveprojnë me moshatarët.

Nga Lindita Biraçi, Psikologe Zhvillimi

Autonomia luan rol në gjithçka që një fëmijë bën…

Të mësuarit se si të jesh i pavarur është një aftësi kritike për zhvillimin e fëmijëve që iu mëson atyre se si të sillen më vonë në jetë ndërsa marrin përgjegjësi më të mëdha.

Ndërsa fëmijët rriten ata eksplorojnë botën dhe zbulojnë se si të shprehen. Ata fillojnë të kuptojnë se si veprimet e tyre ndikojnë rezultatet dhe mësojnë se çfarë të bëjnë e si të kenë kontroll mbi to.

Të rriturit duhet të jenë mbështetës në arritjen e autonomisë.

Fëmijët janë të dashur, të çiltër dhe entuziastë e si të tillë kërkojnë të jenë të pranuar dhe pa kushte. Ndihmojini ata të ndjehen të pranuar dhe të aftë, madje që foshnjë, ata duhet të kuptojnë / dinë që kanë një ndikim pozitiv në botën e tyre. Mbështetja është gur themeli në rritjen, zhvillimin dhe arritjen e autonomisë.

Trajtoje fëmijën si një person unik. Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe duhet të trajtohet si unik dhe special

  • Ndjenjat nën kontroll

Megjithëse nga fëmijët nuk mund të presim kontroll të plotë në të gjitha aspektet, ne si të rritur duhet ti bëjmë ata të mendojnë se kanë kontroll në disa gjëra, kjo për të krijuar besimin te vetja.

  • Nxitja e vetëvlerësimit

Kur fëmijët mendojnë se kanë kontroll dhe mund të bëjnë zgjedhjet e tyre, kjo ndërton vetëvlerësim. Të jesh i aftë të besh diçka vetë nxit ndjenjën e arritjes.

  • Rritja konjitive

Kur fëmijët bëjnë zgjedhjet e tyre, kjo është pjesë thelbësore e zhvillimit të tyre njohës, i cili rritet ndërsa mendojnë përmes zgjedhjeve që bëjnë.

Te rriturit,(prindër/edukatorë) duhet t’i inkurajojnë fëmijët të arrijnë autonominë e tyre.

Duhet t’u ofrojmë pavarësi në mënyrë që fëmijët të mësojnë nga veprimet, përpjekjet, dështimet dhe sukseset e tyre.

  • Ofroni/lejoni zgjedhjet si hapi i parë inkurajues për autonomi.
  • Respekto mendimin e fëmijës, kështu e ndihmon atë të zhvillojë ndjenjën e autonomisë dhe i tregon që kupton dhe respekton aftësitë e tij/saj.
  • Jepi përgjegjësi të vërteta/të rëndësishme si;

Te kryeje aktivitete konkrete si gatimi, organizimi i një mjedisi apo pastrimi duke i ndihmuar ata të ndjehen sikur kryejnë aktivitete me përgjegjësi si prej ‘’te rrituri’’

Ndërtimi i pavarësisë i ndihmon fëmijët të jenë aktiv në procesin e të mësuarit, lojës dhe në përballjen me më shumë përgjegjësi ndërsa ata rriten.

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top