FB

December 26, 2023 | 7:45

Avantazhet e të thënit “jo”

Në momentin që ju ndaloni të merrni përsipër të bëni çdo gjë që ju kërkohet, veçanërisht ato detyra të cilat nuk ju takojnë, do ta shikoni se do të keni kohë mjaftueshëm për t’u marrë vetëm me detyrat dhe përgjegjësitë që ju takojnë dhe madje me më shumë rendiment.

Stop

Pikërisht në këtë moment ju mund të jeni të zënë duke u marrë me përcaktimin më të plotë të objektivave që do të arrini gjatë këtij viti të ri. Ju jeni të vendosur që këtë vit do të jepni më të mirën dhe do të mundoheni të realizoni të gjitha ato gjëra që i keni lënë të papërfunduara nga vitet e kaluara Arritja e tyre do t’ju ndihmojë që të bëheni një njeri më i mirë dhe njëkohësisht një punonjës më i suksesshëm. Nuk është e rëndësishme nëse i quani ato objektiva apo me ndonjë emër tjetër, e rëndësishme është që ju të keni një plan sa më të qartë për strategjinë tuaj të rritjes.

Jeta është shumë e shkurtër. Të gjithë ne e dimë këtë gjë, por të paktë janë ata që jetojnë duke u mbështetur në këtë shprehje. Ne kemi fatura për të paguar, fëmijë për t’u kujdesur, detyrime në biznes, miq dhe familje me të cilët duhet të kalojmë kohë dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Nga dita në ditë, ne dëgjojmë njerëz që thonë se janë shumë të zënë, por kjo nuk do të thotë se të qenët i zënë me punë do të thotë se është produktiv. Nga mesi i vitit ne fillojmë të bëjmë një arsyetim se cilat nga këto objektiva janë arritur apo jo, por nëse vëmë re se disa prej tyre nuk janë realizuar, fatkeqësisht nuk mund të bëjmë më asgjë.

Që ky vit të jetë ndryshe nga të tjerët, ju keni nevojë për një plan të ri, por edhe për një strategji të re, e cila mund të nënkuptojë që ju t’i kushtoni vetes më shumë kohë. Kjo do të thotë që ju duhet të mësoni të thoni më shumë “jo” dhe do ta shikoni që një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që të rriteni si ju vetë profesionalisht, ashtu edhe kompania juaj.

Edhe të qenët egoist ka disa avantazhe

Edhe pse ka shumë shembuj ku të qenët egoist shoqërohet me element negative, ka edhe nga ato raste ku “duhet” të tregoheni egoist, sepse ky mund të jetë vendimi më i mirë për ju. Kjo do të thotë që ju të vendosni prioritetet dhe objektivat tuaja në plan të parë dhe në rast se juve ju del koha pasi të keni përfunduar të gjitha detyrat tuaja, atëherë ju mund të ndihmoni të tjerët dhe të filloni të jepni ndihmën edhe ndaj tyre. Që ta arrini këtë gjë ju duhet të mësoni të thoni “jo” ndaj gjërave që nuk janë pjesë e objektivave tuaja.

Duhet të shfrytëzoni çdo moment të kohës suaj

Koha është gjëja më e çmuar. Që të jeni sa më produktivë ju nuk mund të lini që punët e të tjerëve do t’ju mbajnë larg përmbushjes së objektivave tuaja më të  rëndësishme. Që ky vit të jetë ndryshe nga vitet e tjera, ju duhet të mësoni të shfrytëzoni çdo minutë të kohës që keni në dispozicion për të arritur objektivat, prandaj duhet të mësoni të thoni “jo” ndaj të gjitha atyre gjërave që ju ngarkojnë me më shumë përgjegjësi dhe ju marrin nga koha juaj.

Është momenti i duhur që njerëzit të kuptojnë kufijtë tuaj

Vendosja e kufijve është një formë e të thënët jo, ndaj atyre gjërave me të cilat ju nuk ndiheni rehat. Kjo do të thotë të vendosësh mure në mënyrë që të tjerët dhe situata të ndryshme të mos bëhen pjesë e hapësirës suaj.

Ju keni nevojë të jeni të përqendruar në atë çka bëni, në mënyrë që biznesi juaj të rritet

Të thuash “jo” ju ndihmon që të përqendroheni më shumë në ato gjëra që ju duhet të bëni dhe që mbi të gjitha ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj, duke shmangur të gjitha ato që ndikojnë në marrjen e kohës suaj të lirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top