Dëshmi

April 26, 2018 | 14:43

Babai përpiqet të “thyejë tabunë” e dhënies së gjirit me portretet intime të nënave që ushqejnë foshnjat e tyre në publik

Një seri e pabesueshme e fotografive intime që dëshmojnë bukurinë e dhënies së gjirit në publik, janë marrë nga një fotograf në Londër, i cili shpreson të thyejë tabunë rreth aktit.

1Nitin Sachania, 40 vjeç, u frymëzua nga gruaja e tij, e cila sapo kishte lindur fëmijën e dytë, pasi zbuloi se nënat në Angli kishin më pak gjasa të ushqeheni foshnjet e tyre me gji në publik.

Portretet mahnitëse i tregojnë gratë kur ushqejnë me krenari fëmijët e tyre në kafene dhe restorante, në stacionet e autobusëve dhe në stacionet e trenave në të gjithë kryeqytetin.

Duke folur për idenë e tij, Nitin tha: “Po mendoja për ide, për një projekt personal që dëshiroja të bëja, dhe pasi flisja me gruan time, ajo më sugjeroi se ushqyerja me gji në vende publike mund të ishte diçka që mund të fokusohesha. Ajo sapo kishte sjellë në jetë fëmijën tonë të dytë, dhe kjo ishte ideja më e mirë. Pasi kërkova ca më shumë, nisa të realizoj fotoreportazhin e ushqyerjes me gji të nënave nëpër qytet, veçanërisht në publik.

Në këto imazhe po përpiqem t’u tregoj nënave se ato bëjnë diçka kaq të fuqishme dhe të natyrshme dhe se është një përfitim i madh për fëmijët e tyre. Po përpiqem t’u tregoj se ato janë duke u dhënë fëmijëve të tyre ushqimin më të mirë të mundshëm dhe një fillim të madh për një jetë të shëndetshme. Unë dua t’u tregoj atyre dhe grave të forta që janë duke qëndruar në këmbë për atë që ato besojnë, duke sfiduar atë që shoqëria e ka cilësuar si ‘jo normale”, shtoi ai.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm rreth 40 për qind e foshnjave ushqehen me gji në moshën gjashtë deri në tetë javë, ndërsa në Norvegji deri në 70 për qind e foshnjave ushqehen ende me gji DERI në gjashtë muaj.
Nitin u mbështet nga gruaja e tij në fotografitë e realizuar, duke u bërë edhe ajo pjesë e këtij reportazhi, për t’i ndihmuar gratë që dhe ato të ndiheshin rehat në shkrepjen e fotove.

Ushqyerja me gji është një akt shumë i bukur” thotë Nitin. “Nëse një gruaje do t’i duhej ta ushqente fëmijën me gji në një vend publik, ajo do ta bënte pa u shqetësuar fare, sepse kjo është gjëja më natyrale që një nënë mund të bënte. Këto nëna duhet të trajtohen me respektin maksimal” pohon Nitin, i cili pranoi se ishte i tronditur të mësonte se disa nëna përjetonin një reagim të ashpër kur ushqeheni foshnjet me gji në publik.

2 3 4 5 6 7

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top