FB

October 4, 2022 | 8:00

Barazia gjinore: do të duhen 136 vjet për ta arritur atë

Tejkalimi i hendekut midis burrave dhe grave për sa i përket të drejtave dhe trajtimit të barabartë do të zgjasë 135.6 vjet: kjo do të thotë se asnjë nga njerëzit që lexojnë këtë artikull nuk do të jetojë aq gjatë sa të shohë të kapërcyer hendekun gjinor.

Pandemia, një pengesë tjetër për barazi

Nëse më parë, në botë, një gruaje iu deshën 99.5 vjet për të pasur të njëjtat mundësi sociale dhe punë si burrat, pandemia ka ngadalësuar rrugën drejt barazisë: janë kryesisht gratë ato që janë të punësuara në sektorët e prekur nga masat e kontrollit më të rrepta. të imponuara në muajt më të vështirë të krizës shëndetësore. Dhe janë gjithmonë gratë ato që i menaxhojnë më shpesh angazhimet që rrjedhin nga aktivitetet e kujdesit në shtëpi. Vonesa është rezultat i dy tendencave të kundërta: e para ka të bëjë me rritjen e numrit të grave në profesione të kualifikuara, të cilat nuk shoqërohen me progres drejt barazisë së pagave. E dyta, nga ana tjetër, ka të bëjë me pabarazitë e përgjithshme të të ardhurave dhe mungesën endemike të grave në pozitat kryesore.

11111

Hendeku gjinor: Ndikon në të gjitha vendet, por në një mënyrë të ndryshme

Megjithëse pabarazitë ekzistojnë në mbarë botën, ato janë më të përhapura në vendet në zhvillim. Pabarazitë gjinore në shpërndarjen e burimeve si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe përfaqësimi politik janë të lidhura ngushtë me mirëqenien, produktivitetin dhe rritjen ekonomike. Vendet e Europës Veriore mbeten në krye të renditjes së barazisë, duke filluar me Islandën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë. Kjo e fundit paraprihet nga Zelanda e Re dhe pasohet nga Namibia. Gjermania dhe Franca zënë përkatësisht pozitat 11 dhe 16, ndërsa U SA janë vetëm në vendin e 30-të.

Rekomandimet e forumit botëror ekonomik

Mbi bazën e provave që dolën, Forumi Ekonomik Botëror ka lëshuar disa rekomandime për t’i dhënë shtysë një rikuperimi që bazohet në politika të afta për të rritur barazinë gjinore në pjesëmarrjen ekonomike dhe që shmangin rrezikun që efektet e pandemisë të bëhen të pakthyeshme. Por nëse barazia gjinore në përfaqësimin parlamentar është ende larg arritjes, bëhet e vështirë për gratë të ndikojnë në zgjedhjet politike dhe të sigurojnë që Shecesioni, termi i krijuar posaçërisht për të treguar recesionin që prek gratë shumë më tepër se burrat – të kapërcehet dhe të përballet me qeveritë.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thewom.it 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top