Në fokus

May 4, 2017 | 13:09

Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa flet për karrierën, familjen dhe miqtë

Gëzim Myshketa bariton shqiptar me famë ndërkombëtare prej vitesh jeton larg atdheut për arsye profesionale. Karriera e tij është e përqëendruar në Gjermani dhe Itali. I ftuar  në “Pasdite në Top Channel” ai është shprehur se dëshira e tij aktuale është të këndojë në Kovengarden Teatër” në Londër.

1

Duke folur për eksperiencat e tij të punës në Gjermani, ai shprehet: “Ata kanë një mënyrë pune perfekte. Janë korrektë. Bëjnë plane shumë kohë përpara…”, thotë ai.

Ai ka rrëfyer se nuk ka aspak dëshirë të ngasë makinën, madje nuk zotëron as patentë, por kafsha e tij e shenjtë është kali.

“Në Bolonja mund të shkosh kudo në këmbë, në biçikletë, aty ku unë jetoj në bulevardin qëndror nuk kalojnë fare makinat, kshuqë është një oaz i qetë, një qytet që e dashuron operan me shpirt , ka qenë një nga teatrot  më të mirë të Italisë”, tregon ai.

Djalë i vetëm në familje, ai rrëfen marrëdhëniet me dy motrat, të cilat janë më të mëdha se ai.

 “Me Ledin marrëdhënia ka qenë gjithmonë më celebrale, në kuptimin që ajo ka marrë pjesën letrare të familjes nga nëna ime, kanë shkruar gjithmonë, janë marrë me politikë. Vijnë nga Pogradeci, madje stërgjyshja ime ishte vajzë xhaxhai e vëllezërve Frashëri. Ajo ka marrë këtë anë. Unë kam marrë anën muzikore, anën që përfaqëson edhe më tepër familja e babait tim, ku çdo person luante një instrument muzikor, kam pasur një hallë që këndonte shumë shumë bukur , mexo soprano,  durrësakët e njohin, një xhaxha pianist, Skënder Myshketa, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Babai im ka qenë jazzist, etj, etj. Pra me Ledin një marrëdhënie celebrale, diskutime të gjata mbi çdo gjë , mbi filozofinë , mbi letërsinë, mbi bukuritë më të ndryshme. Kurse me motrën tjetër, ajo është mësuese, po në Liceun Artistik në Durrës, ka qenë më gastronomike. Ajo është dorëarta e shtëpisë, përveç impenjimit që ka edhe ajo në mësimdhënie…Kshuqë kam qenë më me fat ku bëhet!”

Për krijimin e familjes së tij, ai shprehet se dëshiron ta jetojë një marrëdhënie, por ende nuk ka gjetur personin e duhur. Por, megjithatë baritoni shqiptar tregon se për këtë vendim ka edhe pak drojë.

“Kam raste që më shumë shkojnë drejt shkatërrimit të familjes , nga rastet e kolegëve dhe kjo është një fatkeqësi , që janë martuar , kanë bërë fëmijë dhe e kanë parë që nuk është e mundur …dhe është shumë shumë e dhimbshme. Ose kam raste kolegësh, që janë martuar dhe kanë gati frikë të bëjnë fëmijë. Por le të shohim!”, thotë ndër të tjera Myshketa gjatë intervistës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top