Këshilla & Arsye

July 31, 2018 | 13:35

Bashkëjetesë me bakteret / Probiotikët të dëmshëm apo të dobishëm?

Përgatiti Aida Shquti

A e dini se në trupin e njeriut gjenden 10 deri në 30 herë më shumë baktere të mira se sa qeliza, numri i të cilave arrin në 100-300 trilionë? Fjala probiotikë e ka  prejardhjen nga greqishtja, pro do të thotë promovim, përkrahje dhe biotik jete. Pra, probiotikët janë baktere të mira që ndihmojnë shëndetin.

1Nga këto mikroorganizma, më i zakonshmi është Lactobacillus dhe Bifidobacterium. Trakti ynë gastroinstestinal ka bakteret e florës së tij, me të cilat ka marrëdhënie përfituese, të cilat janë të vlefshme për të dyja palët. Probiotikët ndihmojnë që trupi ynë të përthithë më mirë lëndët ushqyese dhe për rrjedhojë, të ndihmojë në procesin e tretjes. Ato balancojnë florën intestinale pas ccekuilibrimit nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve, shfaqja e infeksioneve, stresi i akumuluar si edhe dieta e mbushur me sheqer dhe niseshte.

Probiotikët trajtojnë diarrenë tek fëmijët, trajtojnë dhe parandalojnë ekzemën, forcojnë sistemin imunitar, duke parandaluar alergjitë dhe ftohjen, trajtojnë kolitin ulcceroz, ndihmojnë shëndetin urinar dhe vaginal, trajtojnë obezitetin dhe diabetin e tipit 1 dhe 2.

Ushqimet e fermentuara janë ato tek të cilat mund të gjejmë këto baktere të mira, kosi natyral pa ngjyrosës dhe pa sheqer, lakra turshi pa uthull si edhe buka e ardhur me fare.

Sipas një studimi të kryer nga “BBC Dokumentary” tregohen rezultatet klinike të 21 individëve, të cilët për 3 javë kishin konsumuar kos me përmbajtje probiotikësh. Pjesa më e madhe kishin rezultate pozitive, tek disa të tjerë nuk kishte ndikuar fare dhe tek pjesa tjetër, probiotikët shfaqën rezultatin negativ, duke nxitur kolonizimin e baktereve të këqija dhe jo atyre të mira.

Sipas këtij studimi, u bë e qartë që probiotikët rregullojnë florën, duke balancuar nivelin e baktereve të këqija dhe atyre të mira, por se si ndikon tek secili organizëm individualisht, mbetet për t’u parë. Gjëjmë e mirë që mund të bëhet është konsulta me mjekun për të përcaktuar ndikimin e probiotikëve tek secili individ. Nëse ccdokush prej nesh ushqehet shëndetshëm, duke ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe duke mos i lënë terren baktereve të këqija, nuk do të jetë i nevojshëm trajtimi me suplemente dhe ushqime që përmbajnë probiotikë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top