Studim

July 31, 2018 | 13:39

Frutat e thata ju mbrojnë nga diabeti

Frutat e thata dhe soja ndikojnë për të mbajtur diabetin nën kontroll, meritë e yndyrnave të tipit Omega-6 me të cilat janë të pasura këto ushqime. Një dietë e pasur me yndyrna Omega-6, që janë me shumicë te soja, te farat e lulediellit apo te frutat e thata, zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjes së diabetit tipi 2. 

Ky është përfundimi i një studimi të bërë me 40 mijë persona të cilëve, në fillim të eksperimentit, studiuesit u kishin matur nivelin e përqendrimit të yndyrnave Omega-6 në gjak, duke matur më në veçanti përqendrimin e acidit linoleik. 

Gjatë kalimit të kohës, doli në pah se kush kishte një sasi të madhe të këtij acidi në gjak, pakësonte me 35% rrezikun për t’u sëmurur nga diabeti, krahasuar me ata persona që kishin nivele më të ulëta.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top