Në fokus

January 19, 2018 | 9:30

Bashkëmoshatarët më thërrasin “grua’’, por kjo është arsyeja e vetme pse nuk turpërohem

1

Unë kam lindur këtu në këtë fushë me tulla. Jam mësuar me këtë punë të rëndë që në barkun e nënës sime. Kur ajo ishte shtatzënë, babai im u zhduk. Nëna ime u përpoq ta gjente për vite, por nuk ia doli. Askush nuk e di nëse është gjallë apo i vdekur.

Kam punuar me nënën time çdo ditë. Çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, unë mbaj tulla. Nëse unë mbaj 3000 tulla në një javë marr 300 taka (njësia monetare bazë e Bangladeshit). Çdo tullë peshon 2.5 kilogramë. Unë mund të mbaj vetëm 6 tulla në një kohë.

Pas kësaj unë mbledh qymyr për nënën time për gatimin tonë. Unë ndihmoj me gatimin dhe punët, bëj të gjitha punët e shtëpisë me nënën. Djemtë e moshës sime qeshin me mua duke më thirrur, “maiya” (grua). Nuk më vjen turp për këtë. Por, ndihem krenar kur nënat e tyre më krahasojnë me ata, duke thënë se sa shumë e ndihmoj nënën time. – Mobarak/GMB Akash

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top