Posta

August 1, 2016 | 8:18

Bashkëshorti nuk do fëmijë

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Më quajnë Elma dhe prej pak muajsh kam mbushur të 30-at. Ndërkohë kam tre vjet që jam e martuar dhe 10 vite njohje me partnerin. Problemi që më shqetëson është se ai nuk dëshiron të ketë fëmijë. Ne jemi moshatarë. Ai gjithashtu është djalë i vetëm. Çfarë duhet të bëj që ta bind?

Përgjigjie:Dëshira juaj është mjaft e rëndësishme. Vlen të respektohet dhe jam e kënaqur për ju që e kërkoni me këmbëngulje. Kështu mendoj edhe për partnerin tuaj. Vendimi për të mos pasur fëmijë vlen gjithashtu të respektohet. Në partneritet, të njohim gjërat që na bashkojnë dhe ato që na ndajnë, është ‘rituali’ më i sigurt drejt një marrëdhënieje të shëndetshme. Kështu nuk do të ndiheshim të zhgënjyer me çka na pret. Ju vetë mendoj se e keni kuptuar që është e vështirë të bindësh dikë të hedhë një hap pa dëshirën e tij/saj! Po sikur bashkëshorti juaj të dëshironte t’ju bindte ju të mos bënit fëmijë? Nuk mendoj se edhe ju do të hiqnit dorë nga dëshira juaj. Nuk dua t’ju dekurajoj me këtë përgjigje, thjesht dua t’ju orientoj drejt reflektimit për t’u përballur me realitetin e situatës suaj. Pyetja që shtrohet është: a do të qëndronit ju pa fëmijë në jetën tuaj? Nuk mendoj kështu, ndaj reflektoni mbi marrëdhënien me partnerin, por me një kusht mjaft domethënës: shqyrtojeni, shpreheni dëshirën tuaj me të. Komunikoni në mënyrë të kuptueshme dhe, mbi të gjitha, jo gjykuese apo akuzuese, mbi vlerën e të pasurit fëmijë. Ftojeni të dëgjojë nevojën, dëshirën tuaj dhe me shumë ndershmëri shprehini ndjenjat që keni mbi të ardhmen pa fëmijë dhe se si kjo do ta vështirësonte marrëdhënien, nëse e mendoni kështu. Vlen të dëgjoni në mënyrë të kuptueshme edhe partnerin e më pas të vendosni për vazhdimin e të ardhmes suaj së bashku. Ndoshta partneri ju kërkon kohë të reflektojë, se ndoshta ende nuk është thelluar mbi këtë argument kaq të përgjegjshëm. Jetë të mbarë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top