FB

June 13, 2023 | 8:12

Bauman dhe teoria e tij rreth lumturisë

Përgatiti Blerina Hima Mërtiri

 

 

Në dekadat e fundit, njerëzit janë në kërkim gjithnjë e më shumë për të qenë të lumtur, të mos varen nga të tjerët, duke bërë të pamundurën që të jetojnë mirë dhe të ndjehen mirë me vetveten.

hÇdo qenie njerëzore, në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të jetës obsesionohet nga i vetmi qëllim: të jetë i lumtur. Rrugët që zgjedh gjithsecili prej nesh janë të pafundme, por të gjithë synojnë drejt të njëjtit drejtim.

Sipas Zygmunt Baumanit, lumturia gjendet në një jetesë me probleme. Lumturia vjen nga zgjidhja e vështirësive, duke ndjerë aftësitë e tua për t’ia dalë vështirësive. Zygmunt Bauman ka bërë hulumtime të shumta në lidhje me këtë çështje.

Lumturia vjen nga tejkalimi i problemeve!

Tema të tilla si lumturia, janë konsideruar si çorientuese për t’u trajtuar. Por Bauman, thekson se çfarë është lumturia, në “Teoria suedeze e dashurisë”. Teoricieni shprehet: “Nuk është e vërtetë se lumturi do të thotë një jetë pa probleme. Një jetë e lumtur vjen nga kapërcimi i problemeve, nga zgjidhja e vështirësive. Duhet të përballemi me sfidat, të bëjmë më të mirën e mundshme.

Lumturia arrihet kur kuptohet se dikush është në gjendje të kontrollojë sfidat e paraqitura nga fati, ndjehesh i humbur nëse shtohet rehatia”. Sa më shumë të përpiqemi, të luftojmë, të bëjmë zgjedhje kuptimplota, aq më shumë do bëjmë të mundur shkurtimin e distancës që na ndan nga lumturia.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top