Psikofakt

September 28, 2020 | 8:20

“Be a lady, they said!”, edhe në kohërat e dilemës sociale!

 

Para disa muajsh mora një ftesë për të qenë e pranishme në një program televiziv, së bashku me një panel shumë interesant femrash, të cilat i çmoj. Tema që do të diskutonim ishte: “Be a lady they said”.

Sheila Rexho, bloggere, diplomuar për Marrëdhënie Publike, Marketing, Gazetari

Sheila Rexho, bloggere, diplomuar për Marrëdhënie Publike, Marketing, Gazetari

Në fakt, u gëzova shumë që isha përzgjedhur për të ndarë mendimin tim në lidhje me një temë, për të cilën nuk do më mjaftonte hapësira e dedikuar televizive, njëkohësisht as këto rreshta, por pa dashur të ngjaj si Sheila feministja, apo ajo që ankohet, më pushtoi një frymëzim rishtaz…

Të gjithë besoj e keni parë videon e famshme, e cila u bë virale pak muaj më parë, me një interpretim të shkëlqyer të Cynthia Nixon dhe me një script të jashtëzakonshëm, ku theksi vihet mbi “Ji një zonjë, thonë ata”.

Ata kush? Familja, bashkëshorti, i dashuri, shoqëria, atë që s’veshin kurrë kepucet tona ose me empati false na lajnë e shpëlajnë me kritika?! Si është të qenit një zonjë? Nëse në gustot e mia Michelle Obama është një e tillë, kam bindjen se do sulmohesha nga qindra anti simpatizantë të saj (dakord, tutti gusti sono giusti) e respektoj diversitetin dhe çdo opinion, por sot kemi disa modele zonjash në piedestal, sot në epokën e dilemës sociale!!! Kim Kardashian Ëest ndoshta the 1st lady to be, është versioni copy që po ndiqet nga turma, miliona paste, ashtu në vanitet, në të qenit një billionaire, një kukull plastike sexy, e cila për fat të keq shërben si frymëzim i miliona femrave. Logjika ime s’e koncepton dot ende pse, pse kaq shumë Kims kudo, versione te saj të shëmtuara. Industri mode që lobon në emër të një figure kaq komerciale, industri kozmetike që shet një imazh -produkt dhe qindra kirurge plastike të cilët janë gati të të transformojnë si “ajo”. Pra, sa shumë kaos dhe konfuzion ka brenda nocionit të të qenit zonjë!

Sa relative është të jesh zonjë?

Një zonjë e vërtetë nëse ka mënyrat e duhura, të cilat sot konsiderohen demode. Ngremë zërin virtualisht për të drejtat e femrave dhe vollëm vrer e negativitet për një zinxhir fotosh bardhezi, që u bë viral në social media. Ja pra, ne jemi ladies, ato që bëjmë sikur mbështesim njëra-tjetrën, e sakaq jemi gati të vërshojmë lumin tonë të kritikave më mbytëse, të dalim në dyluftime komentesh blozë… Oh, kjo lufta brenda llojit është më e rrezikshmja. Çfarë është të jesh a real lady?

Trishtohem që ikonat e simbolit të vërtetë i kanë lënë vendin këtyre pseudo zonjave, që personalisht më duken fake, sidomos tani në këtë kohë dileme sociale.

E keni lexuar Sherry Argov? Why men love bitches? Sigurisht, kuptimi pezhorativ në pikëpamjen e autores merr konotacion tjetër, por në fund të ditës, në kohërat e këtij influencer-ash socialë, ato zonjushat që po rriten, mund t’u lindë e drejta të lëkunden teksa përgjithësohet standardi i një zonje të vërtetë. Kaq shumë steriotipe dhe modele, kaq shumë perfeksionizëm, kaq shumë mani për të bukurën, për fasadën, për piedestalin e famshëm “on top” për gjithçka që duket sikur na largon nga të qenit “a real lady”, por ndërkohë, thjesht na bombardon me vizione qesharake grash, që besojnë në pseudo kauza, si ajo e paqes në botë për shembull…

What is like to be a real lady?

Lexoj përkthimet e Aidës dhe ndihem e mrekulluar se sa shumë inspirim na sjell nga figura femrash revolucionare në mendime, në zhanrin e tyre të shkrimit, të vizionit që s’del nga moda apo të elegancës së pavdekshme. E teksa bëhem gati të shkruaj mbylljen për këtë shkrim, që s’ka fund, më vjen të plas teksa rikujtoj se sime bije ende i thonë: “Se gocash është: Princeshash!!!!”

Dhe unë që rrekem t’i mësoj se dhe Lady D ashtu ishte, e zgjodhi të mos i përkiste më asaj bote…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top