Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Dhe, ndalova së kërkuari, njerëzit, lumturinë, dashurinë, dhe erotan. Nuk doja më as mirëkuptim as falje. Nuk kërkova. U bëra një njeri i thjeshtë. I lashë të gjitha ato që më rëndonin.
I hoqa qafe egoizmin dhe fajin, gabimet dhe sekretet. Hapa valixhen dhe lashë mënjanë të gjitha ato që i mbaja me kujdes për vite të tëra, për të mos i humbur. U bëra personi që nuk donte më të kishte borxh as “më fal” as “faleminderit”. Pashë që t’i thoja të dyja dhe nuk prita që dikush të më thoshte të tijën. Nuk ishte më e nevojshme.
Dhe të gjithë “të dua”, e mia i ndava bujarisht pa pritur të dëgjoja “edhe unë”. Nuk më interesonte. Dashurova. Ndjeva. Mbeta…
Dhe ndërsa mbeta, lotët njerëzorë vërshuan, nga ato që kisha gëlltitur prej vitesh. Çfarë rëndësie ka nëse më shohin duke qarë? Më mirë njeri se gur. Më mirë me sy të pastër nga lotët sesa me verbues nga egoizmi. Dhe thashë “gabimi im…” dhe…, kapa atë që munda që në fillim dhe atë që nuk munda e lashë në paqe.
Dhe u bëra dashuri, tregova mirëkuptim, dhe ato që nuk mund t’i falja, i lashë të fluturojnë larg dhe të mos mësojë më lajme për to. Dhe kur u bëra unë personi që kisha kërkuar nga të tjerët për kaq shumë vite, atëherë takova shumë njerëz që dinë nga lumturia, nga dashuria, nga miqësia, nga erota.
Njerëz që faleminderit, më falni të dua dhe më mungon, i kanë vepra. Njerëz që shpenzojnë emocione e që nuk i matin me pikatore.
Kur ndalova së kërkuari njerëz, kur u bëra unë personi që kërkoja…, gjithçka u bë kaq e thjeshtë!
Mos prisni për atë person që do t’i përshtatet dëshirave tuaja. Bëhu ky njeri..!
Mos harroni, ne tërheqim atë që jemi!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.