Në fokus

September 3, 2018 | 15:00

Bëni punë vullnetare për të jetuar më gjatë

Të bëni punë vullnetare, sidomos kur jeni në pension, ndihmon për të rritur vitet e jetës. Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Kalifornisë.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat përkatëse të 6360 pensionistëve (femra e meshkuj), dhe kanë kuptuar se niveli i vdekshmërisë ishte 50% më pak tek ata që bënin punë vullnetare. Por cili është aktiviteti që duhet të bëjnë njerëzit për të arritur këtë rezultat?

Sipas studiuesve, nuk ka rëndësi. Të përkujdeseni për njerëzit në nevojë dhe t’i ndihmoni ata, ndikon për të rritur vetëbesimin dhe përmirëson aktivitetin e trurit, i cili ka efekte pozitive për jetëgjatësinë.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top